Arlind Qori ka shpallur kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Ai ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se do të kandidojë me çdo kusht edhe pse ka përpjekje për të ndaluar “Lëvizjen Bashkë” të hyjë në zgjedhje. Qori tha se nëse partia nuk regjistrohet, ai do të kandidojë si i pavarur.
“Kandidati për kryetar bashkie do të jem unë. Do të jem qoftë me siglën e Lëvizja Bashkë, por edhe si kandidat i pavarur nëse nuk na regjistrojnë. Nëse do të na detyrojnë, do të duhet të kemi 7 mijë firma. Ju zotohem se ne do ti mbledhim firmat, jo 7 mijë por edhe 70 mijë nëse duhen. Këto maskarallaqe na e forcojnë vendosmërinë.
Qëllimi ynë është të kandidojmë për këshillat bashkiakë dhe kryetar bashkie. Në të dyja rastet unë do të jem kandidat për kryetar Bashkie. Jemi zotuar sot publikisht.
Do të bëjmë tre muaj fushatë derë më derë. Nuk lëmë asnjë maskara me pushtet ose me vulë të na pengojë”, tha Qori.