Ronaldo e injoroi FIFA-n, nuk pranoi të votonte për më të mirët e vitit

Mbrëmë u ndanë çmimet e më të mirëve të vitit 2022 nga FIFA, në gala mbrëmjen e mbajtur në Paris të Francës.

Këto mirënjohje u vendosën nga kapitenët e Kombëtareve, selektorët, gazetarët sportistë dhe nga publiku.

Por, edhe pse është kapiten i Portugalisë, Cristiano Ronaldo e ka injoruar procesin e votimit.

Në listën e publikuar nga FIFA pas mbajtjes së këtij organizimi u pa që tek Portugalia kishte votuar qendërmbrojtësi Pepe e jo “CR7”.

Ylli portugez, i cili së fundmi vendosi ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, ka vendosur që të mos shpërqendrohet nga angazhimet dhe obligimet e tij, për dallim nga vitet e fundit, kur ishe njëri prej favoritëve potencialë për ta fituar këtë çmim.

Shoku i tij i Kombëtares i votoi Kylian Mbappe përpara Luka Modriçit e Karim Benzema, duke e injoruar fituesin e këtij çmimi, Lionel Messi.

About Redaksia

Check Also

Granit Xhaka nominohet për “Top të Artë”

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti …

Leave a Reply