3 vrasjet në Tiranë/ Berisha: Vrasësit serialë po lirohen për qëllime elektorale nga Edi Rama dhe narko-policia

Kryetari i PD, Sali Berisha dënon krimin horror të ndodhur në Tiranë dhe u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave. Berisha shkruan se, ky krim horror është dëshmia e radhës e dominimit të krimit në këtë vend, e lidhjeve të tij të forta me zyrtarë e qeveritarë dhe e politikës së lirimit të vrasësve serial për qëllime elektorale nga Edi Rama dhe narko-policia, drejtësia e kontrolluar prej tij.

Reagimi i kreut të PD, Berisha

Krim horror!

Vrasësi serial, Dan Hutra në një masakër të vërtetë ekzekuton brenda 30 minutave tre gra dhe plagos tre të tjera në Tiranë dhe Kamëz.

Të dashur miq, një krim horror që ka tronditur thellë mbarë vendin ndodhi sot në Tiranë. Vrasësi serial, Dan Hutra, i liruar 14 ditë më parë nga burgu ku vuante dënimin për vrasje ka ekzekutuar shtetasit, Mevlude Hysa 30 vjeç, Hasime Dafku 30 vjeç, Etleva Kurti 31 vjeç dhe ka plagosur tre gra të tjera në tre familje të rrethit të tij.

Ky është një akt tejet i rëndë i një vrasësi të pashpirtë. Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave dhe uroj shërim të plotë të plagosurave.

Gjithashtu dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim makabër dhe autorin e tij mizor, Dan Hutra. Sikundër shtoj se ky krim horror është dëshmia e radhës e dominimit të krimit në këtë vend, e lidhjeve të tij të forta me zyrtarë e qeveritarë dhe e politikës së lirimit të vrasësve serial për qëllime elektorale nga Edi Rama dhe narko-policia, drejtësia e kontrolluar prej tij. sb

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply