Belind Këlliçi bashkëbisedim me “Brain Gain”: Do të përfshiheni në betejën për Tiranën

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me anëtarët e Departamentit “Brain Gain”. Në fjalën e mbajtur, Këlliçi ndër të tjera tha se, arsyeja kryesore është guximi dhe forca për të dhënë një shembull personal, për t’i hyrë një beteje të pabarabartë për shkak të fuqisë financiare.

“Kam punuar 12 vite në strukturat e PD, nga pozicioni më i thjeshtë për të marrë këtë mandat deputeti, të cilin unë në muajin Mars do ta dorëzoj, për t’u futur në betejën për Tiranën.

Arsyeja kryesore është guximi dhe forca për të dhënë një shembull personal, për t’i hyrë një beteje të pabarabartë për shkak të fuqisë financiare që vjen për shkak të korrupsionit të kryetarit aktual të Bashkisë, dhe fuqisë financiare dhe fuqisë mediatike. Sepse të gjithë e dimë që ai është shumë i pasur dhe kontrollon mediat, që normalisht me një rrogë sa ç’e ka kryetari i Bashkisë nuk ka pse të jetë një perceptim që është kaq i pasur.

Gjykoj që më bie barra të prezantuar, promovuar një model krejt ndryshe, të një të riu që ecën para me ekip, me program, nuk stepet nga paraja e jashtëzakonshme e kësaj makinerie që kam përballë, dhe që bën një betejë për moral dhe bazuar tek njerëzit e thjeshtë”, u shpreh Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply