Masakër në Tiranë, vriten 3 gra dhe plagosen 3 të tjera në Paskuqan

Një krimi i rëndë ka ndodhur në Paskuqan këtë mesditë. Mësohet se gjatë të shtënave kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagsour tre të tjerë. Ish-dhëndri shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe qëlloi me armë.

Bëhet e ditur se shtatsi Ramazan Kuta ka qëlluar për vdekje vjehrrin e tij dhe një grua, ndërsa  ka plagosur 3 gra. Kuta ka hyrë me një armë tip kallashnikov brenda banesës ku jetonte familja e gruas së tij dhe i ka qëlluar me breshëri.

Familja e bashkëshortes jeton në zonën e Paskuqanit, në vendin e njohur si “Kthesa e Kamzës”, pranë kësaj rrugice. Autori, Ramazan Kuta është larguar me një automjet tip Mercedes Benz, C Class. Ai është i armatosur dhe në liri.

Sipas Policisë, ndodhi rreth orës 13:00 në Paskuqan. Hutra, shkoi në shtëpinë e ish-partneres dhe qëlloi me armë zjarri, duke lënë të vdekura, Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.

Hutra hyri në banesën ku ndodheshin familjarët e ish bashkëjetueses së tij, me të cilën kishte edhe një vajzë 4 muajshe, dhe ka hapur zjarr ndaj gjithë të pranishmëve. Më pas u arratis me automjetin e tij tip ‘Benz c-class’.

Pak orë më pas, në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja” Etleva Kurti, u gjet e ekzekutuar me armë zjarri në shtëpinë e saj. Dëshmitarët deklaruan se autori qëlloi nga një makinë e zezë që u largua me shpejtësi. Vëllai i viktimës, Vladimir Kurti, tregoi nga burgu i Drenovës se autor është Dan Hutra, pasi është kërcënuar disa herë nga ai.

About Redaksia

Check Also

Atë që nuk ja ka bërë as Vuçiç deputetëve shqiptarë të Maqedonisë, ja bën Rama

Deklarata e VLEN: Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare! Sot, në …

Leave a Reply