Ministrja per Evropen dhe Punet e Jashtme, Olta Xhacka duke folur gjate nje seance parlamentare ne Kuvend, ku miratoi projektbuxhetin e vitit 2022. /r/n/r/nMinister for Europe and Foreign Affairs Olta Xhacka speaking during a parliamentary session in the Assembly, where it was approved in principle the draft budget of 2022.

Skandali/Olta Xhaçka ka informuar ambasadorët për vendimin e Gjykatës me 3 mars

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar sot se ministrja Xhaçka ka informuar amabasadorët për vendimin e Gjykat♪7s me 3 mars dhe pengimin e D për tu regjistruar në Gjykatë.

“Ju jeni njohur me faktin se Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë, pasi Taulant Balla ka informuar për vendimin. Ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur, sipas saj kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje.

Unë ç’është e vërteta, megjithëse burimi është shumë i sigurt, përsëri nuk mund të shprehem dhe nuk mund të paragjykoj, pasi mendja ime nuk frenon kurrë që tre gjykatës të mund të marrin një vendim që do shkojë në kohëra si vendimi më i zi kundër një shoqërie dhe një populli si përpjekja më anti-kushtetuese, më e paimagjinueshme për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet në një kohë ku ajo ka plotësuar çdo kusht ligjor. Dhe të bëhet kjo duke shpallur palë atë që kurrë nuk është palë, duke marrë përfaqësues atë që nuk përfaqëson asgjë, kjo tejkalon çdolloj imagjinate.

Ndaj dhe unë nuk jam i prirur, e them prapë që të besoj aq shumë korrespondencën e Olta Xhçkës me ambasadorë për këtë çështje”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali në Gardë/ 3 fuoristrada 968 mijë euro

Vazhdon vjedhja masive e taksapaguesve. Dokumengi tregon për blerjen e tre fuoristradave për Gardn e …

Leave a Reply