Përplasen dy trena në Greqi, 36 të vdekur dhe 80 të plagosur 

Një tragjedi ka ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur 36 persona dhe janë plagosur 85 të tjerë. Mes të plagosurve ka pasur edhe fëmijë të moshave 6-7 vjeç. Ndërkohë 32 të tjerë kanë shpëtuar pa dëmtime të shumta

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku dy trenat janë përplasur me njëri-tjetrin. Mësohet se përplasja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

Dhjetëra oficerë policie dhe 40 zjarrfikës morën pjesë në operacionet e shpëtimit. Rreth tridhjetë autoambulanca ishin gjithashtu në vend. Dy spitale në zonën e Larisës janë hapur për të akomoduar të plagosurit e shumtë, 25 prej të cilëve thuhet se janë në gjendje të rëndë.

Mediat greke kanë zbardhur itinerarin e aksidentit tragjik që ka ndodhur pak para mesnate në Greqi. Sipas raportimeve të para nga grupi hetimor që kamarrë në dorë ngjarjen, treni me 350 udhëtarë është përballur me një incident pasi një kabull elektrik ka rënë në një nga vagonat duke shkaktuar masë.

Për rrjedhojë, drejtuesi i trenit ka ndryshuar rrugë dhe është futur në shina të tjera, pa e ditur që përballë tij po vinte një tren komercial që transportone mallra. Brenda pak minutave, dy trenat u përplasën kokë më kokë duke bërë që një pjesë e vagonave të merrnin flakë. Deri më tani, numërohen 32 të vdekur dhe 85 të plagosur. Grupet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes dhe pritet që bilanci të përkeqësohet.

About Redaksia

Check Also

Ku është zhdukur koordinatori i Ramës për krimin në Durrës?

Ku është sot Ergys Agasi ai që konsiderohet si njeriu që lidh Ramën me kerërt …

Leave a Reply