PL denoncon qeverinë: Studentët nuk lejohen të dalin në protesta, i intimidojnë dhe…

Partia e Lirisë ka deklaruar sot se qeveria po tenton “t’u rrëmbejë të drejtën e studentëve për të protestuar”. Në një deklaratë për mediat anëtarja e Kryesisë, Anisa Ibraj, u shpreh se studentët, që kanë marrë pjesë në protestat e mëparshme janë intimiduar dhe ngelur në provime.

Deklarata e plotë

Partia e Lirisë denoncon sot me forcë veprimet e shëmtuara të rilindjes, që kërkon t’u rrëmbejë të drejtën e studentëve për të protestuar.

Rilindja po tregon fytyrën e saj të vërtetë duke i dëmtuar studentët protestues nëpër universitete. Studentët, që kanë marrë pjesë në protestat e mëparshme janë intimiduar dhe ngelur në provime.

Rilindja hakmerret dhe dënon studentët duke i ngelur sepse ka frikë shumë të madhe nga vendosmëria, kurajo dhe energjia e të rinjve për të reaguar dhe për të mos u pajtuar me situatën e rëndë nëpër universitete. Regjimi i Edi Ramës nuk i do dhe nuk i mbështet të rinjtë, por kërkon t’i largojë ata jashtë Shqipërisë për t‘i zëvendësuar me bangladeshas pa zë, pa gojë dhe pa votë.

Por çdo pengesë e rilindjes do të dështoje me turp sepse studentët do të vazhdojnë të protestojnë pa u ndalur si dhe do të ngrenë shumë fort zërin e tyre.  Studentët shqiptarë nuk i tremben aspak as Rilindjes dhe as Edi Ramës dhe do të rezistojnë deri ne fund. Më 14 maj ndryshimi do të ndodhë me çdo çmim, sepse Shqipëria u përket vetëm të rinjve. Ndaj në 3 mars të gjithë shqiptareëët do të protestojnë edhe për studentët, për pedagogët, për universitetet dhe për t’i thënë jo shpopullimit.

About Redaksia

Check Also

Trump me Melonin për të ndryshuar Europën

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane Giorgia Meloni. “Është një person …

Leave a Reply