Sofje, 1973. Atentati ndaj Berlinguer në kujtimin e eskportës së tij 

«Sikur të kishim qenë ne… sikur të kishim qenë ne…». Për vite, çdo herë që kujtohej ndodhia e atentatit në Bullgari, Alberto Menichelli zihej nga një grumbullim hidhërimi, fillonte të prekej kështu, midis shfryrjesh dhe brengash. Një rregull i pashkruar, por jo i negociueshëm, në raportet me vendet e Lindjes, impononte faktikisht që në çdo vizitë zyrtare liderët e PKI duhej të udhëtonin pa eskortat e tyre partiake dhe është saktësisht për këtë motiv që më 30 shtator 1973, kur Alberto shoqëron Enrico Berlinguer në aeroport, nga ku do të niset me një delegacion të përbërë nga dy shokë të tjerë, i duhet të kufizohet ta përshëndesë në pragun e Fiumicino. Zyrtarisht sekretari po shkon të marrë pjesë në një prej takimeve të shumta bilaterale midis dy partive «motra» në Sofje. Megjithatë, për sa mund të duket e pabesueshme, bullgarët, që janë ndër partitë më ortodokse të Traktatit të Varshavës, 5 vite nga pushtimi i Pragës ëndërrojnë akoma ta procesojnë PKI dhe vetë Berlinguer, prej pozicionimit kundër ndërhyrjes sovjetike në Çekosllovaki. Shkruhet Sofje, por megjithatë lexohet Brezhnjev.

Kur është ngjitur në makinë dhe e ka përshëndetur, Enrico i ka thënë Alberto se bëhej fjalë për «grindje të zakonshme», por shprehja nuk ka ngjallur frikëra të veçanta: për kë njeh tonin e raporteve me bullgarët mund të dojë të thotë gjithçka ose asgjë. Megjithatë, ndërsa po ngrihej nga Roma, as Berlinguer nuk mund ta imagjinojë as për së largu se do të kalojë në pak orë nga konflikti politik më i ashpër në një ngjarje traumatike ku do të rrezikojë jetën.

Sekreti i ngjarjeve që po përgatitemi të tregojmë do të mbesë me xhelozi i ruajtur për mbi 18 vite dhe do të zbulohet nga dëshmitarët e paktë që janë në dijeni vetëm 2 vite pas rënies së Murit të Berlinit, por për atë që në ato ditë të shtatorit 1973 dhe për kë nuk di asgjë, sinjalet e alarmit janë makroskopikë dhe të pashpjegueshëm. Aq është e vërtetë sa kur do të vijë momenti Menichelli nuk do të duhet të bëjë gjë tjetër veçse të rivërë në radhë të gjitha indiciet që kishte grumbulluar duke filluar nga dita ku ishte parashikuar rikthimi i sekretarit nga Bullgaria.

Menichelli paraqitet në Fiumicino bashkë me Tonino Tatò, shefin e zyrës së shtypit të sekretarit, për ta pritur Berlinguer në rikthimin në ardhe. Pas një pritje të gjatë, të shastisur dhe të frikësuar, shikojnë që dyert e aeroportit të mbyllen pa dalë Enrico prej tyre. Nuk ka pasur asnjë komunikim, asnjë paralajmërim dhe aty për aty mendojnë për ndonjë problem në zbritje. Pastaj imagjinojnë se Berlinguer është kthyer prapa se ka harruar diçka. Zëdhënësi deri tallet: «Kuptova se humbja e dokumentit final të takimit ka mbetur në sedilen e avionit!» dhe qesh. Kështu të dy i afrohen bangos së kompanisë për të pyetur se ku ka përfunduar pasagjeri. Por kur Tatò merr përgjigjen nga hostesi, rrotullohet drejt Menichelli me një pamje të shastisur dhe të alarmuar: «Avioni ka arritur, Enrico jo». Alberto është gati për t’i rënë të fikët, i drejtohet në romanishte: «A Tonì, ma che sta a succede’?» (O Toni, çfarë po ndodh?). Shefi i i zyrës së shtypit vrapon drejt kupolës së parë të një telefoni publik dhe nga aeroporti telefonon në drejtim të sekretares së Enrico, Anna Azzolini, nëse ka lajme. Por në këtë moment, ai që përgjigje nuk është zëri i vendosur i sekretares së kudondodhur. Dikush tjetër, nga kati i dytë, i thotë të dyve që të kthehen të nesërmen, pasi bullgarët, të sapo konsultuar, kanë shpjeguar se sekretari do të kthehet të nesërmen.

Menichelli tashmë është plot me dyshime: nuk është e Berlinguer ta ndryshojë një program. Absolutisht e pamundur që ta pa bëjë, për më tepër, pa lajmëruar: «Të duket që Anna nuk e dinte?». Në autostradën midis Fiumicino dhe Romës, një pyetje e zemëruar i kërcen në kokë, pa filtra: «Çfarë dreqin po ndodh?». Ka një fluturim të vetëm linje pasdite nga Sofja dhe të nesërmen, në të njëjtin vend, në të njëjtën orë, Menichelli dhe Tatò janë sërish në pritje.

Duket e pabesueshme, një shaka makabër: as kësaj radhe sekretari nuk është në avion. Menichelli kthehet që të pyesë Tatò, i cili i telefonon Anna Azzolini. Pasi ka pyetur rreptësisht bullgarët dhe pasi ka gjetur shokët që qenë në delegacion me Enrico, ajo i referon këtë përgjigje lakonike: «Ka pasur një incident me makinë, por thonë që për fat nuk është asgjë serioze. Do të vijë nesër».

Prej përvojës së maturuar pikërisht në krah të Berlinguer, Menichelli është i prirur gjithmonë të dyshojë nga çdo sigurim që vjen nga çfarëdo eksponent i një partie komuniste të Lindjes. Kësaj radhe, duke u kthyer me makinë, është i bindur se duhet të konsultohet me ndinjë tjetër në parti. Provon të imagjinojë se çfarë duhet të bëjë në rast se edhe nesër, pavarësisht sigurimeve të dhëna nga Anna, Berlinguer të mos zbriste.

Të nesërmen, Menichelli hde Tatò kthehen për herë të tretë në aeroport: me ta është edhe mjeku personal i Enrico, Ciccio Ingrao, i vëllai i Pietro, që është lajmëruar dhe thirrur me qëllim që të vizitojë menjëherë sekretarin. Menichelli kupton menjëherë edhe për një çudi: ai me të cilin kthehet Berlinguer nuk është një avion normal linje, por një fluturim special. Atë ditë nuk ka mënyrë ta zbulojë nëse bëhet fjalë për një avion të republikës, të vënë në dispozicion nga presidenti i Dhomës, Sandro Pertini, që është lajmëruar direkt nga Enrico. Dyshimet i vihen menjanë ndërsa në makinë një Berlinguer shumë i tronditur, me fytyrën e shënuar nga gërricje dhe plagë nga cifla, u rrëfen dy bashkëpunëtorëve të tij një version të përmbledhur, por dramatik të fakteve: «Po shkonim në aeroport. Një kamion nuk ka respektuar të kuqin. Ka pasur një përplasje. Përkthyesi që udhëtonte me mua vdiq, i fluturuar përtej kabinës së makinës pas përplasjes, dy drejtuesit e partisë bullgare, që qenë me mua, kanë mbetur plagosur». Berlinguer shton: «Makina po ecte jashtë rruge: kam mbetur i paprekur vetëm për mrekulli». Alberto regjistron gjithçka mendërisht dhe do të kishte njëmijë pyetje për të bërë, por sekretari duket shumë i lidhur, ka përplasur kokën, lodhet sapo nis të flasë. Ciccio Ingrao e viziton një herë të parë dhe i thotë: «Ti tani ndalu, mbyllu në shtëpi, mos shko në parti të paktën një javë, pusho, shiko se nuk është një këshillë: është një urdhër».

Përpara se të zbresë nga vetura, Berlinguer shikon bashkëpunëtorët e tij në sy dhe u thotë: «Flisni sa më pak të jetë e mundur midis vetes dhe mos e zini me gojë me asnjë, as me partinë». Ajo që as Menichelli dhe Tatò, as të tjerët nuk mund ta dinë është se gruas së tij Letizia sekretari do t’i besojë një qartësi: «Nuk ka qenë një incident. Donin të më vrisnin».

***

Në Sofje, më 3 tetor 1973, një derë hapet në një pallat shumë të bukur pushteti, shtëpia e Partisë Komuniste të Bullgarisë. Midis gazetarëve në pritje, të gjithë të huaj, nuk ka asnjë italian, dhe habia është e madhe. Sidomos kur nuk shikojnë të shfaqen drejtuesit e të partive të përfshirë në takim, por por shenjat e pangatërrueshme dhe uniforma e gjeneralit Ilja Kashev. Nuk është politikan, por shefi i UBO, shërbimit sekret të frikshëm të shtetit bullgar.

Berlinguer është ftuar në Sofje dy javë pas vizitës në Bullgari të sekretarit të PKBS, Leonid Brezhnjev, i pritur midis mijëra fanfarash dhe selamalejkymësh. Kur sekretari i PKI ëhtë ndodhur ballë për ballë me homologun e tij bullgar, Todor Zhivkov, i është dashur pak të kuptojë se bullgarët donin të flisnin sërish për pushtimin e Pragës. Kanë propozuar deri të firmosin një dokument ku PKI do të duhej të tërhiqej nga pozicionet kritike të saj. Edhe në Sofje, ashtu si në Çekosllovaki, ekziston një krah reformues i partisë që nuk e ndan këtë linjë ortodokse, por është në pakicë: në drejtimin e vendit janë prorusët, fajkojtë, njerëzit e Zhivkovit.

Në takimin e parë midis të dyve toni i bisedës ka qenë i sjellshëm, por i hidhur. Kurse në të dytin mirësjellja është zhdukur, ka mbetur vetëm ftohtësia. Diskutimi është ndërprerë kur një prej njerëzve të rangut të delegacionit bullgar, gjenerali Kashev, është ngritur me vrik, ka dalë dhe është ai që u thotë të gjithë njerëzve që janë jashtë: «Bisedimet po ecin keq, programi ka ndryshuar, i ftuari niset menjëherë».

Pyetja dhe përgjigja që mbyll takimin midis të dy drejtuesve do të tregohet vetëm pas shumë viteve, kur një gazetar i Panorama që vjen nga Unità, Giovanni Fasanella, siç do ta shikojmë, do t’ia hyjë me kokë kësaj piste. Thotë Berlinguer, duke ju përgjigjur kërkesave të bullgarëve: «Nuk kemi motiv ta rishikojmë pozicionin tonë lidhur me Çekosllovakinë». Sekretari bullgar ia kthen shumë ashpër dhe bën një zbulim: «Unë kam qenë në Pragë, pë misionin e fundit me Dubçekun, pak përpara pushtimit. Kam qenë unë ai që ia kam transmetuar inforamtivën Moskës lidhur me qëllimet e Dubçekut!». Pastaj, me një buzëqeshje sfide: «Duhet ta dënosh pushtimin, shoku Berlinguer? Nëse të duhet një përgjegjës, atëhere duhet të më dënosh mua!». Berlinguer e kupton si biseda është një kurth pa rrugëdalje dhe deklaron për sa i përket se nuk ka më se çfarë të shtojë. Është atëhere gjenerali që del nga dhoma dhe njofton: «Udhëtimi i të ftuarit tonë ka mbaruar». Shprehje ambie dhe e tmerrshme, me çfarë ndodh më pas. Po ta mendosh mirë është një komedi e absurdes, një sinjal i radhës i dekadencës së perandorisë: nuk diskutohet më për atë po ndodh, por për ngjarje të 5 viteve më par. Sahatët e stanjacionit sovjetik duket se kanë ndaluar: për brezhnjevianët, për gardianët e ortodoksisë së egër, shkëputja e 1968 është një plagë që nuk mund të shërohet. Është një prishje e dogmës që herët a vonë do të shërohet me çdo kusht. Ajo që ndodh nga fundi i bisedimeve e më pas megjithatë duket plani sekuencë i një filmi të Alfred Hitchcock, në stil Intrigë ndërkombëtare. Një kortezh veturash të rënda të errëta niset në drejtim të aeroportit të Sofjes, nga ku Berlinguer do të duhet të niset drejt Italisë. Në të njëjtat minuta Menichelli dhe Tatò janë nisur nga Botteghe Oscure, por siç e dimë Enrico nuk do të vijë në atë takim.

Në makinë e parë të karvanit është eskorta. Në të tretën qëndrojnë dy anëtarët e delegacionit italian: bëhet fjalë për presidentin e Komisionit të Kontrollit të PKI, Gastone Gensini, dhe të një drejtuesi të Komisionit të Jashtëm, Angelo Oliva. Në të katërtën janë dy funksionarët bullgarë. Në të dytën, më të rëndësishmen e karvanit, ndodhen bashkë me Berlinguer dy drejtues bullgarë: numri dy i regjimit Boris Velchev dhe përgjegjësi i Komisionit të Jashtëm, Konstantin Tellalov. Berlinguer, Velchev dhe përkthyesi janë ulur prapa, në hapësirat e mëdha të shumë të rëndës Çajka Gaz, 13 B, një berlinë e zezë sovjetike, plot me kromatura dhe e njohshme prej dy krahëve të dala në formë dallëndysheje.

Drama konsumohet në disa minuta, në periferinë e qytetit, ndërsa karvani po kalon një mbikalim. Makina e eskortës shkputet nga kortezhi i makinave dhe ndalon trafikun, disa metra më përpara. Gjithçka celebrohet në një grusht fotogramash që ecin me shpejtësi, në një qark të shkurtër konfuz imazhesh dukshëm inkoherente. Pikërisht kur të dy automjetet po kalojnë mbikalimin shumë të lartë, një kamion ushtarak del nga bishti i makinave të ndaluara dhe përshpejton me gjithë shpejtësinë duke zënë korsinë e ecjes së kundërt. Kamioni është i rëndë, i ngarkuar me gurë. Godet plotësisht Çajkën ku udhëton Berlinguer, pikërisht në anën e majtë. Lamierat e karrocerisë përkulen, makina shtypet. Pas përplasjes, Çajka e zezë po del jashtë kontrollit, por godet një shtyllë drite. Prej efektit të përplasjes, është sikur të mblidhej në vetëvete, e bllokuar kundër shtyllës prej betoni. Gensini dhe Oliva, ndërsa bullgarët në mënyrë të pakuptueshme mbesin të ngecur, dalin nga makina e katërt dhe vrapojnë drejt veturës duke thirrur Berlinguer. Nxjerrin nga makina Velchev, që i ka rënë të fikët në sedilen e pasme. Do të zbulohet se ka humbur tri dhëmbë, ka frakturuar një këmbë dhe ka marrë një dëmtim në bebe të syrit. Tellalov është nxjerrë jashtë nga makina, bashkë me përkthyesin, bashkë me përkthyesin: është i plagosur, i larë në gjak, por gjallë. Kurse përkthyesi nuk lëviz më: ka vdekur në goditje.

Vetëm njëri prej pasagjerëve është i paprekur. Ka humbur një këpucë, është i trallisur dhe me fytyrën e dëmtuar, është në gjendje konfuzionale, por mrekullisht, pabesueshmërisht, i padëmtuar. Njeriu pa një këpucë është Enrico Berlinguer.

Në spital Velchev zgjohet në krah të sekretarit të PKI. Ai është copë dhe është Berlinguer, që e ka rimarrë veten, ai që e ngushëllon. Bullgari dëgjon telefonatën e parë me Letizia. Enrico kalon ndonjë minutë ta sigurojë, t’i thotë se «tani gjithçka është mirë». Pastaj, edhe pse nuk do ta shqetësojë dhe pse e di se është i survejuar, shton një koment enigmatik: «Kanë gjetur mënyrën të na japin një goditje të bukur». Asgjë tjetër, por Letizia nuk i duhet asnjë fjalë më shumë

(nga MicroMega)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

VOA: Dhjetëra Monumente në “rrezik” në Shqipëri

18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike …

Leave a Reply