Xhaçka informoi një ambasador se qeveria e kontrollon gjykatën, Manjani: Monizëm i pastër!

Analisti Ylli Manjani reagoi mbrëmë në programin e Adi Krastës në SYRI TV në lidhje me një lajm të SYRI-t, sipas të cilit ministrja Olta Xhaçka ka siguruar një diplomat të lartë në Tiranë se vulën e PD do e marrë Enkelejd Alibeaj.

Duke postuar videon e bisedës me Krastën, Manjani shkruan:

“Për shkak të një lajmi në minutat e fundit, mbrëmë bisedën në A Shoë e nisa me atë lajm.

Sipas lajmit, Olta Xhaçka kishte informuar një ambasador të huaj se qeveria e kontrollon gjykatën dhe se për këtë shkak do dhunohet ligji dhe vula e PD do t’i jepet Alibeut.

Sigurisht, nuk ka asgjë tjetër më skandal sesa kjo.

Është monizëm i pastër!

Është dëshmi e rënies përfundimtare të Kushtetutës e rendit ligjor në vend.

Ndaj thirrja ime për qeverinë është:

Na sqaroni, e pranoni apo jo për pluralizmin politik?

E njihni apo jo Republikën Kushtetuese, ku gjykata është e pavarur?

Duhet qëndrim zyrtar i qeverisë. Edhe nëse lajmi nuk konfirmohet, prapë sqarimi i qëndrimit veç mirë bën.

Ndërsa sa i takon punëve të McGoles, Rama pas qafe e ka.

Dhe një ftesë për të gjithë votuesit që ende nuk janë ngopur me bëmat e komunistëve që sundojnë, votojeni prapë po të doni, por bëni gati shtëpitë që do t’ua shembë udhëheqësi!”

About Redaksia

Check Also

Rezoluta/Ndërkombëtarët rrëzojnë farsën e 11 majit: Qeveri teknike në Shqipëri!

Ndërkombëtarër rrëzojnë farsën e 11 majit dhe kërkojnë qeveri teknike. Përmes nje rezolute IDC-CDI kërkon …

Leave a Reply