Afera McGonigal, Boçi: Më në fund i arratisuri për 5 javë u paraqit në Kuvend!

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Luçiano Boçi ka nisur të paraqesë në Kuvend, kërkesën për mocion me debat për aferën Rama – McGonigal. Në fjalën e tij, Boçi tha se, më në fund, i arratisuri nga parlamenti për gati 5 javë, u paraqit po përsëri sapo ballafaqohet me të vërtetën, arratiset, për pak përkohësisht.

“Do të vijë apo jo vendos ai, se unë e di që parlamenti është thjesht kobure në dorën e tij. Këtu nuk zbatohen as ligje as rregulla. Megjithatë në emër të PD, po paraqes argumentet për kërkesën për mocion me debat por jo vetëm në emër të PD, por edhe në emër të të gjithë shqiptarëve që duan të vërtetën ndaj dhe kemi kërkuar që Rama të përgjigjet për akuzat publike dhe juridike të ngritura ndaj tij në SHBA, ndërsa për akuzat politike në Shqipëri, tashmë kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Veliaj nis luftën kundër Ramës, firmos nga qelia emërimin e kryetares së re!

Erion Veliaj ka firmosur nga qelia mërimin e kryetares së re një nga njerëzit më …

Leave a Reply