Noka: Ne jemi të përgatitur për këtë seancë, por pyesni Ramën a është gati ai të japë llogari

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pak minuta para nisjes së seancës maratonë në Kuvend, në një prononcim të shkurtër për “Ora News” deklaroi se, opozita është gati në këtë përballje.

Por ai ngriti dyshime nëse e njëjta gjë ndodh për kryeministrin Edi Rama, i cili proitet të përgjigjet akuzave për lidhjen e tij me ish-zyrtarin e arrestuar tashmë të FBI-së Charles McGonigal.

“Ne jemi të përgatitur për këtë seancë. Por duhet të pyesni Ramën a është gati ai të japë llogari. Pyeteni atë se ai ka frikë nga drejtësia amerikane”, u shpreh shkurtimisht Noka ndërsa oiu drejtua godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Si SPAK mbështeti Ramën në zgjedhje, akuza falso për Bardh Spahinë mbrojti Becin që e kishte nën akuzë!

Gjatë fushatës elektorale në Shkodër opozita ishte e rrethuar edhe nga bandat edhe nga SPAK. …

Leave a Reply