Berisha: Faktori Deripaska nuk është vetëm në Nju Jork, por edhe në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një prononcim për mediat para Kuvendit tha se, faktori Deripaska nuk është vetëm në Nju Jork, por edhe në Shqipëri. Berisha tha se, Rama bëri leximin e aktakuzës sipas tij, duke arritur deri aty që të thotë se kjo që thotë gjykata amerikane, nuk është e vërtetë, ndërkohë që prokuroria amerikane ka në dorë çdo komunikim, çdo bisedë që ky ka bërë, edhe ministrat e tij.
“Ky njeri nuk ndjen përgjegjësinë me minimale ndaj shqiptarëve për autorësinë që ka në superskandalin e këtij shekulli, në Uotergejtin e shekullit të 21-të.
Së bashku me McGonigal dhe oligarkun rus, Oleg Deripaska, janë tre personazhet më të diskutuar dhe në botën e lirë, mund të them më të përçmuar dhe më të urryer.
Foli sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Bëri leximin e aktakuzës sipas tij, duke arritur deri aty që të thotë se kjo që thotë gjykata amerikane, nuk është e vërtetë, ndërkohë që prokuroria amerikane ka në dorë çdo komunikim, çdo bisedë që ky ka bërë, edhe ministrat e tij.
Kjo është një çështje që ky kërkon ta mbyllë me teori boshe.
Krijimi i komisionit hetimor parlamentar është themelor. Ka kryer veprimtari kriminale së bashku me McGonigal.
Ka një lidhje tjetër, të pamohueshme dhe kjo lidhje është Deripaska. Deri në vitin 2018 është sanksionuar në SHBA, por në Tiranë deri në vitin 2020 ka marrë pagesa të rregullta për të gjitha kompanitë e tij të shumta në katër anët e vendit. Janë pagesa nga ente shtetërore.
A e lidhi McGonigal, Ramën me Deripaskën, kjo duhet hetuar. Por faktori Deripaska nuk është vetëm në Nju Jork, por edhe në Shqipëri. Atij i janë disbursuar para të taksapaguesve shqiptare deri në fund të vitit 2022”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply