Pasi pagoi McGonigal, Rama pyeti Berishën në Kuvend: A e kalon dot oqeanin?

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka publikuar sot një skemë me të gjithë kronologjinë e takimeve të kryeministrit Edi Rama me Charles McGonigal dhe personazhet e përfshirë në operacionin e tij, që në radhë të parë kishte synim të eliminonte opozitën në Shqipëri.

Në mesin e debateve të nisura në Kuvend me Ramën e thirrur në një mocion me debat, Rama, Berisha ka publikuar në Fb për qytetarët, detajet e qarta dhe të thjeshtëzuara të kësaj afere. “Skandali Rama- McGonigal, një ekip dhe skenar kundër Partisë Demokratike” i ka vënë titull, Berisha.

Në këtë skemë, spikat data 31 janar 2019, kur pas një veprimtarie të dendur në hije me Charles McGoniga, agjentin e arrestuar të FBI, Edi Rama ka ngritur befas një pyetje në parlament për herë të parë: “Më thuaj Sali, nëse dëshiron, a mund ta kalosh Atlantikun?!”

About Redaksia

Check Also

SHBA nxin Ramën: Korrupsioni dhe paratë e drogës mbizotërojnë në Shqiperi

Një raport i përvitshëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve ofron informacion …

Leave a Reply