Boçi: Ndërpriteni seancën deri në momentin që të vijë kryeministri këtu!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Luçiano Boçi i kërkoi kryetares së Kuvendit të ndërpresë seancën derisa kryeministri të vijë ne seancë. Boçi tha se, duhet të ishte kryeministri këtu, dhe për interpelancën duhet të ishte kryeministri këtu.

“Zonja kryetare, ju në fillim të seancës deklaruat që kemi bashkur tre çështje bashkë për një temë që ishte debati, interpelanca dhe parashtrimi i pyetjeve.

Rregullorja e Kuvendit në nenin 95 për pyetjet e përcakton qartë sesi bëhet seanca e pyetjeve, dhe i pranishëm duhet të jetë kryeministri këtu, dhe për mocionin me debat, se debati nuk është monolog, është debat. Ka palë. Duhet të ishte kryeministri këtu, dhe për interpelancën duhet të ishte kryeministri këtu.

Seanca e pyetjeve ka rregullat e veta dhe neni 95 e përcakton qartë. Dorëzohet me shkrim, çdo deputet e paraqet pyetjen e tij me argumenta dy minuta, dhe është kryeministri ai që jep përgjigjen.

Ju lutem shumë, ndërpriteni seancën deri në momentin që të vijë kryeministri. Nuk është normalitet në anormalitet, sepse u bashkuat bashkë, bravo ju qoftë!

Por tani çfarë po bëni ju, show? Gallatë? Gallatë me tre çështje dhe iniciativa të rëndësishme? Për interpelancën e dini shumë mirë ju që duhet të jetë vetë kryeminstri pas fjalës 20 minuta, dhe parashtrimit 7 minuta. Si mund të vazhdojë kjo seancë false dhe show”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply