Bylykbashi: Krimineli kthehet në skenën e krimit, po shfaq pikat ku ka hall…

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas fjalës së Edi Ramës në Parlament rreth 2 muaj pas skandalit që e lidh atë me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal dhe aktakuzën e ShBA ku kryeministri shqiptar përmendet plot 14 herë.

Bylykbashi shkruan në një postim në Facebook se Rama është shumë interesant sepse po shfaq pikat ku ka hall. Po shpreh atë që ka brenda në subkoshiencë për momentet ku e lidh FBI me McGonigal.

Postimi i plotë

Lëreni të pandehurin publik Edi Rama të flasë dhe dëgjojeni me kujdes. Është shumë interesant sepse po shfaq pikat ku ka hall. Po shpreh atë që ka brenda në subkoshiencë për momentet ku e lidh FBI me McGonigal.

Për fat nuk ka as avokatët anash dhe as po i përmbahet asaj që i kanë shkruar ata me kujdes. Krimineli kthehet në skenën e krimit si gjuha tek dhëmbi i prishur.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Autostrada e parë që do inagurohet do jetë Shkodër-Milot-Tiranë

Premtimi i Berishës në Shkodër Shqipëria Madhështore nuk bëhet pa ardhur edhe Zoti në shtëpinë …

Leave a Reply