Nga Iva V.GRILLO
Dalja ne drite e aferes “McGonigal” na ka faktuar dy gjera te cilat diheshin e ndiheshin edhe nga vezhguesit me naive:
1). Ekzistencen e nje strategjie te mirefillte nga Edi Rama & co per te korruptuar aktore te rendesishem nderkombetare, me taksat e shqiptareve, me qellim çimentimin e pushtetit te vet te pakufizuar
2). “Duçkezimin” e shtetit shqiptar ose e thene ndryshe: kryerja e puneve te pista nga karrigia publike, nepermjet seksereve alla Duçka.
Kryeministrit mund t’i behen pyetje nga me te ndryshmet, te cilave me thene te drejten nuk di nga t’ua fillosh.
Por ajo qe bie ne sy eshte fakti se fenomeni “Duçka” ka kaluar pothuajse pa iu dhene rendesine e duhur.
Fakt eshte qe prezenca e Duçkes eshte e kudondodhur ne aferat e Kryeministrit shqiptar dhe pyetjet e paevitueshme dhe shume serioze jane:
1). Ç’pune ka nje Duçke te hyje e dale ne kryeministri, pa pasur nje pozicion zyrtar, te deklaruar?
2). Si mund te lejohet qe dikush te veproje si “keshilltar pa pagese”, te beje biznes ne emer te qeverise shqiptare, te dergoje e te prese korrespondenca, delegacione, etj ne Kryeministri pa bere asnje transparence.
3). Ku eshte pare qe nje biznesmen, me njeqind interesa te tjera biznesi, te fuse hundet ne punet e shtetit pa u bere nje lloj vetingu per te pare a ka konflikt interesi midis bizneseve te tij dhe “sherbimeve” qe na kryenkerka per qeverine shqiptare?
Shkurt, si mund te justifikohet futja e “feçkes” se Duçkes ne punet e qeverise Shqiptare?!
Dhe mbi te gjitha, si u arrit ne piken qe “Duçkezimi” i shtetit te na kthehet ne norme?!