Enigmat e vrasjes së avokatit Gurra, provat që gjeti dhe la…

Nga Basir ÇOLLAKU

ATENTATET ndaj Ardian Çapjas të pathënat e dosjeve.

Dinamika e vrasjeve me 3 shkurt 2016, atentateve me 23 dhjetor 2017, në 2019 dhe 2020 si dhe dhe vrasjes së avokatit Ravik Gurra me 22 mars 2019 në Elbasan.

Ravik Gurra, u vra, por hetimet e tij po zbulonin shumëçka për krimet e vrasjet e rënda në Elbasan, prova e fakte të gjetura para vrasjes së tij. Disa janë sekuestruar edhe nga policia ndonëse mungojnë në fashikuj hetimorë.

Vrasja e avokatit të njohur ndodhi me 22 mars të vitit 2019.

Makina me të cilën udhëtonin vrasësit shkoi në shtëpinë e pushtetarit të rëndësishëm në Elbasan, e më pas u gjend e djegur pranë banesës së një tjetër aktori të inkriminuar, sot në qeli. Në lokalin ku u vra avokati, kanë qenë shoqëruesit e një funksionari të pushtetit të kohës dhe asnjëri nuk është marrë në pyetje, apo të ketë dhënë dëshmi. Madje dhe kamerat përreth që kanë pasur të fiksuar imazhe autorësh lëvizjet e tyre, ardhjen, kryerjen e vrasjes dhe largimin, janë ftohur me dashje, pa marrë filmimet e duhura që do të shërbenin për të zbardhur të vërtetën,.

Raviku kishte informacione për jo pak ngjarje. Një ndër to ishte lajmërimi që u bëri të mbrojturve prej tij ligjërisht, Çapjave se është pregatitur një makinë e bardhe për të bërë atentat ndaj jush. Ishte e njëjta makinë që u përdor më vonë për të kryer vjedhjen e miliona eurove në Rinas.

3 shkurt 2016 enigmat e hetimit

Ngjarja e 3 shkurt 2016, në Elbasan, mbetën tre të vrarë dhe 8 të plagosur, në lokalin e Agron Çapjas. Hetimet u zbehën, pushteti ndikoi drejtpërdrejt mbi to. Kanë qenë së paku tre autorë dhe me veshje uniformash policie. Ndërsa policia ndoqi rrugë të kundërt nga ajo e largimit të autorëve të krimit. Vetëm 250 metër larg vendit të ngjarjes, kanë qenë familjarët që kanë gjetur armën automatik dhe kanë lajmëruar policinë një ditë më pas, me 4 shkurt 2016, të vijë e të marrë këtë provë të rëndësishme, për ta adminsitruar si provë. Duke e ruajtur ata armën që duhej sekuestruar në cilësinë e provës. As në këtë distance, hetuesit e policisë dhe prokurorisë nuk kanë mundur të kontrollojnë për një ngjarje me pasoja kaq të rënda. Po ku shkoi makina e autorëve të ngjarjes së 3 shkurtit 2016? Të shtëpia e kujt pushtetari në Elbasan hyri mjeti me autorët?. Kujt do i jeptre llogari se çfarë ishte bërë dhe kë kishin vrarë? Mjeti që dy javë më pas ndërron disqet po në një servis që policia dhe ekipi hetimor e dinë më së miri, adresën.!!

Avokatët, Ravik Gurra më herët dhe të tjerët pas tij, kanë bërë dhjetëra kërkesa Prokurorisë për të marrë dosjen, për të marrë fashikujt hetimorë, si palë e dëmtuar në këtë proces. Por të gjitha përgjigjet e akuzës kanë qenë negative. Madje, masë shtesë mbrojtje e autorëve të lidhur me pushtetin ka qenë mos e lejojnë të hetohet nga Prokuroria e Posaçme, ndonëse plotëson të gjitha kriteret ligjore të merret prej tyre. E për të shuar gjurmë, komunikime e bisedime, përgjimet e prokurorisë ku del dhe emri i deputetit Taulant, shtasit të njohur Sokol, asgjësohen. Kontrolli i prokurorisë me manipulime e asgjësime provash është i pranishëm..

ATENTATI ndaj Ardian Çapjas 23 dhjetor 2017

Provat në shumicë e tyre janë gjetur dhe lënë gjendje për vijimin e hetimeve, nga avokati Ravik Gurra, që më pas u vra në 22 mars 2019, në qendër të qytetit të Elbasanit..

Tre ditët e vëzhgimit dhe lëvizjeve të autorët.

Pamjet në kamera.

Rrugëtimet e mjeteve që përdorën autorët e ngjarjeve të rënda.

Kanë qenë një fiat dhe një fuoristradë benz ML,  mjetet e përdorura nga autorët, në ditët e pregatitjes për atentatet ndaj Ardian Çapjas në vitin 2017.

Mjetet qëndronin me rradhë në një parking përballë banesës, ndërronin vendet me njëri-tjetrin, për të mbajtur gjithnjë të zënë një vend në parkim. Ndërsa mjeti tjetër endej në lëvizje me personat pjesë e organizimit të ngjarjes së pritshme. Gjithnjë janë së paku dy persona që lëvizin me fiatin dhe fuoristradën. Kamerat sjellin pamje lehtësisht të identifikueshmë si për makinat, ashtu edhe për përdoruesit e tyre, ku ka episode të ecjes në këmbë dhe me imazhe të qarta për të përcaktuar identifikimin e personit, pjesë e ekipit të atentatorëve.

Ravik Gurra, po zbulonte fijet e atentatit me pasojë vrasjen e tre shtetasve dhe plagosjen e tetë të tjerëve në loklain e Çapjave në Elbasan me 3 shkurt 2016. Avokati po hetonte më tepër se policia dhe prokuroria së bashku, duke zbardhur detaje të rëndësishme që të çonin te autorët e dyshuar. Ndryshe nga prokuroria dhe policia që bënin sehir rreth kësaj ngjarjeje të rëndë ndoshta duke iu bindur urdhërave politikë. Një fiat dhe një fuoristradë kanë qenë mjetet që kanë përdorur autorët për disa ditë përballë banesës së objektitvit të tyre për atentat, ndaj Ardian Çapjas, me 23 dhjetor 2017.

Që më datë 18 dhjetor, dy mjetet fiat dhe fuoristradë, ishin përqëndruar pranë banesës së objektitvit të tyre. Njëri nga mjetet ishte marrë me qera në Tiranë me datë 17 dhjetor në Tiranë në orën 12 të natës, ku dhe ka nisur lëvizja e mjetit për të qenë me datë 18 dhjetor në Elbasan pranë banesës së Çapjave. Të dhënat e lëvizjes së mjetit avokati Gurra i kishte zbuluar me detaje dhe sekonda kudo që kanë lëvizur në Tiranë dhe në Elbasan pranë banesës së Ardian Çapjas. GPS vendosur në mjet ka çdo lëvizje. Avokati kishte të dhënat. Policia dhe Prokuroria nuk kishin tentuar ti merrnin e të shërbenin si pjesë e provave.

Lëvizjet e mjeteve të atentatorëve

Me datë 20 dhjetor 2017

Në orën 08 e 31 minuta del nga parkimi fuoristrada ML. Fuoristrada ishte e adoptuar sikur ishte e fqinjit.

Në 08 e 34, Fuoristrada ML lëviz bashkë me qitësin. Autorët kishin maskuar njërin prej tyre, me maskë sikur ishte fqinji i Ardian Çapjas, për të bërë të dukej si diçka e zakonshme, ardhja e fqinjit në banesën e tij, fare pranë atij të objektivit dhe më pas kjo shërbente si distancë sigurie për të qëlluar.

Me datë 21 dhjetor 2017

Mjeti benz fuoristradë ML vjen në orën 07 e 25 minuta.

Fiati i parkuar që nga ora 07 del nga parkimi në orën 10 e 10 minuta.

Datë 22 dhjetor 2017

Fiati del nga parkimi në orën 07 e 46 minuta.

Kthehet dhe del sërish në orën 18 e 43 minuta.

Me datë 23 dhjetor 2017

Hyn në parkim fuoristrada dhe del fiati në mëngjes në ora 07 e 20

Në ora 08 e 49 mjetet nisen dhe në makinë ishte një nga autorët maskën e komshiut të Çapjas si M. Qosja, për të fshehur synimin dhe minimizuar dyshimet për rrezik.

Në 08 e 51 minuta pas shkëmbimit të zjarrit janë dy personat autorë që largohen

Të gjitha këto janë të fiksuara në kamera dhe për mjetin e marrë me qera janë në tabelën e të dhënave nxjerrë nga GPS të cilat përcaktojnë çdo lëvizje nga momneti i marrë në Tiranë në mesnatën e 17 dhe 18 dhjetorit 2017.

Gjithnjë për policinë dhe hetuesit nuk merren në considerate.

Atentati 2019…

Një tjetër atentat me snajper është bërë ndaj Ardian Çapjas në vititn 2019. Mjeti është marrë te një servis turko-shqiptarë në Tiranë në zonën e Astirit dhe ditën e atentatit kjo makinë është djegur në Fushë-Mbret. Pastaj ka shkuar një makinë tjetër golf 6, që ka marrë personat që udhëtonin me makinën që dogjën. Golfi humbet gjurmët pranë shtëpive të tre personave, emra të njohur në botën e krimit në Elbasan, që ende janë në kërkim për shumë vepra penale të rënda.

Prokuroria pushon hetimet për Atentatin e 23 dhjetorit.

Pyetja e Suel Çelës Klement Xhaferri dhe Sokol Sanxhaktarit dhëndërrit të Qazim Sejdinit

Prokuroria thuajse një vit më vonë nuk ka gjetur asgjë dhe ka shkuar drejt pezullimit në vendimin nr 2274 datë 23 dhjetor 2018 fiks një vit pas ngjarjes, duke e cilësuar pa autor. Sipas vendimit të Prokurorisë, pranë banesës së Ardian Capjas, në lagjen “Emin Matraxhiu” në një rrugicë janë gjetur dhe fiksuar në cilësinë e provës material 9 copë gëzhoja të kalibrit 9 milimetër 7 copë gëzhoja të kalibrit 7.62 milimetër dhe një predhë arme zjarri e dëmtuar.

Nga policia gjyqësore është marrë kallzimi nga shtetasi Ardian Çapja i cili rezulton personi që ka njoftuar në telefon sallën e drejtim komandimit të Drejtorisë së Policisë Vendore Elbasan, për sa kishte ndodhur. Sipas kallzimit të bërë nga ky shtetas me datë 23 dhjetor 2017 rreth 100 metra nga hyrja e banesës në krah të banesës së komshiut të tij ka parë të vijë një fuoristradë me xhama të zinj në drejtim të tij. Ka parë që është hapur një xham dhe një tjetër thyerje xhami nga një e shtënë arme. Ka deklaruar me bindje se janë hapur tre dyer dhe nga fuoristrada ka dalë vetëm shoferi me një maske në fytyrë dhe trup të mbushur. Sipas kallzuesit maska ishte e cilësisë së lartë ishte në ngjyrën e lëkurës së njeriut. Ai mban mend se fuoristrada është kthyer pas dhe ka ikur në drejtim për nga Ura e Bakallit. Ai nuk ka ndonjë dyshim për autorët e veprimit të kryer ndaj tij…

Nga policia gjyqësore në lidhje me faktin, janë pyetur si persona që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit Suel Çela, Marjus Çela, Sokol Sanxhaktari, Sokol Krasniqi, Tafil Murati, Klement Xhaferri, dhe Bledar Muça. Po këtyre shtetasve u janë marrë edhe faktorët plotësues të qitjes, veprime të dokumentuara, me procesverbalet përkatëse. Nga deklarimet e marra shtetasve të mësipërm nuk ka rezultuar asnjë e dhënë me vlerë për hetimin e çështjes lidhur me autorët e saj….

Fuoristrada ka qenë ë vjedhur dhe targat janë modifikuar. Nga dëshmia e dhënë nga shtetasi Kristi Tuka, pronari i automjetit të djegur, mësohet se e ka pasur të parkuar të vendi quajtur Kodra e Diellit në Tiranë dhe në mesnatë të datës 18 dhjetor 2017 ka konstatuar që automjeti i është vjedhur. Lidhur me këtë fakt deklaruesi ka pohuar se ka bërë kallzim në Postën e Policisë në Farkë, si dhe ka siguruar pamje filmike nga një biznes aty afër vendit ku ishte parkuar mjeti.

Janë bërë kqyrje dhe ekspertiza balistike të disa armëve dhe ndërtuar profile gjenetike për të identifikuar dyshues të mundshëm.

Me datë 26 dhjetor 2017 nga policia gjyqsore është administruar me cilësinë e provës material një bluzë pambuku me ngjyrë gri, me mëngë të gjata, me kapuç, me zinxhir në pjesën e përparme, me mbishkrimin “Adidas” Eshtë gjetur edhe një facoletë e bardhe brenda së cilës kishte një gëzhojë arme zjarri 9 milimetër me kapsollë të goditur. Nga Behar Shehu janë dpozituar me usb pamje filmike të kamerave të sigurisë nga vendi i ngjarjes. Bluze e zezë e gjetur nga të afërmit e Ardian Capjas është dorëzuar në polici dhe nga kqyrja e pamjeve filmike rezulton se ajo i kishte rënë njërit prej personave pjesë e atenetatit që kanë qëlluar me armë

Në vendimin e pezullimit të prokurorisë ndër të tjera thuhet se :

Nga të dhënat operative siguruar nga shërbimet policore, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, rezulton se persona të dyshuar si autorë të mundshëm të ngjarjes janë shtetasit

Marsel Roko, Mikel Kume, Kelmend Xhaferri, Geront Dedja, Marjus Lulaj dhe Gerti Hysenbelli. Janë marrë kampione biologjike për ti krahasuar me profilet gjenetike dhe janë përpiluar vendime ekspertimi biologjik, ADN krahasimi. E megjithatë sipas policisë ka papërputheshmëri që të ngresh akuzë për të dyshuarit. Në këtë gjendje të akteve Prokuroria vendos se ka kryer të gjithë veprimet e duhura hetimore por nuk ka mundur të zbulojë autorët. Në mungesë të të dhënave të tjera Prokuroria vendos të pezullojë hetimet dhe ti kalojë Drejtorisë së Policisë Elbasan aktet për zbulimin e autorëve.

ATENTATI I RAVIKUT

Ravik Gurra pas një kërcënimi që kishte marrë në një seancë gjyqësore nga i akuzuari për vrasje Shkëlzen Hasanpapaj, se do të merremi edhe me ty, gjendet në shenjestër të një atentati me pasojë fatale, në qendër të qytetit të Elbasanit me 22 mars të vitit 2019. Hetimet e tij kishin pëpraruar shumë më tepër se ato institucionale dhe mënyra e pengesa për ta ndalur, duket se ishte eleminimi i tij fizik. Rreth orës 20 të darkës Gurra ka shkuar në një lokal, përballë turizmit për të konsumuar një kafe, adresë të cilën e frekuentonte herë pas here. Në atë lokal ku dhe u qëllua për vdekje avokati, kanë qenë edhe shoqërues të zyrtarëv të pushtetit, të cilët më pas nuk është se janë marrë në pyetje, sepse kamerat për prokurorinë në Elbasan, punojnë vetëm me porosi të jashtëligjshmish. Dëshmia e një minoreni tetëvjecar në kohën e ngjarjes, është një nga ato që ka marrë ekipi hetimor.

Por jo vetëm kaq.

Vrasësit kanë ardhur me një mjet benz ngjyrë të errët rreth orës 20 e pesë minuta të darkës së 22 marsit. Janë sjellë në sheshin para turizmit, për të gjetur një vend të përshtatshëm parkimi, që pas veprimit të kishin mundësi të kollajtë largimi.

Rikthehet para mjedisit të lokalit sërish rreth orës 20 e 17 minuta. Në të kanë qenë katër persona dhe makina parkohet pasi zbresin personat brenda saj. Autori shkon dhe sheh viktimën e tij që gjendej në lokal dhe ishte me kurriz nga hyrja. Kthehet edhe një herë të shoqëruesit e tij dhe sërish merr drejtimin aty ku gjendej ulur avokati Gurra, me kurriz nga hyrja. Arma ka qenë me silenciator. Kanë qenë sekonda që i janë dashur autorit të qëllojë mbi Gurrën duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ka dalë dhe ata që e prisnin e kanë marrë me benzin e gatshëm për levizje për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Ndonëse krimi ka ndodhur në qendër të qytetit, ku ka gjithnjë prani të mjeteve të policisë, ata kanë munguar në këto moment dhe pas 6 apo shtatë minutash kanë mbërritur në lokalin ku ndodhi vrasja, duke lënë kohë mjaftueshëm autorëve të merrnin drejtimin e paditur si zakonisht. Në vendin e ngjarjes ka pasur shumë njerëz të cilët mund të shërbenin si dëshmitarë për të identifikuar autorin dhe shoqëruesit e tij në kryerjen e këtij ekzekutimi mafioz. Gjithashtu kamerat e shumta të ndërtesave përreth e kishin të mbuluar me pamje në çdo sekond vendin e ngjarjes dhe sheshin përpara lokalit. Por ndonëse nuk mungonte asnjë sekond bosh për të shkuar drejt autorëve, policia dhe prokuroria, arritën të dështojnë, apo lënë mënjanë zbardhjen e së vërtetës.

Tjetër fakt është dhe mjeti i avokatit, Makina e tij, ka qenë e parkuar si mjet i çdo klienti diku pranë vendit të ngjarjes. Më vonë prokuroria dhe policia kanë shkuar dhe marrë makinën. Në të ka pasur tre telefona dhe një kompjuter lap top të Rafik Gurrës, ditari i tij në të cilin ai shënonte me detaje ngjarje dhe fakte, apo dyshime rreth veprimeve që dinte se po kryheshin nga autorë të dyshuar, për dosjet që ai ndiqte. Asnjërin nga mjetet, pajisjet e sekuestruara prokuroria nuk i ka kthyer askujt nga të afërmit e të vrarit, edhe katër vite pas sekuestrimit, por as ka bërë të ditur në fashikuj hetimorë të dhëna të dobishme për zbardhjen e mundshme të ngjarjes. Raviku po shkonte ne hetimet e tij drejt zbardhjes së autorëve të ngjarjes së 3 shkurtit 2016 dhe aty dilnin emra pushteti e politike të përfshirë. Pas vrasjes së Ravikut është djegur makina pranë banesave të dy personave që sot janë në kërkim dhe janë emra të botës së krimit në Elbasan. Me herët ajo kishte shkuar te banesa e një tjetër pushtetari të rëndësishëm po në qytet, farë pranë vendit të ndodhjes së ngjarjes.

Vendimi përgjimit asgjësuar nga gjykata ku dilnin deputetë e ministra, kryebashkiakë, është një nga materialet që hetuesit janë kujdesur ta zhdukin për të mos ndjekur penalisht secilin prej tyre.

Pjesë e një dëshmie në Gjykatë

Në një nga seancat e zhvilluara në ngarkim të tij Ardian Çapja bëri një deklarim që solli jo pak zhvillime. Ai ndër të tjera pohoi se

“…… Pas masakrës së 3 shkurtit 2016 unë nuk kam dal më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtarë i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja. Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit. Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbulojnë asgjë….Nëse zbardh vrasjen e avoaktit Gurra do zbulosh thesare. Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisni hetimet që aty. Hap hetimin e Ravikut aty ke gjithë të vërtetën. Mos qesh prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj je larguar nga zyra me vrap…..”

Hetimet për tre atentate, në 2017, 2019, 2020, tre vrasje dhe tetë të plagosur në 2016, janë gjithnjë me mungesë autorësh. Hetime vijojne teorikisht dhe ngjarjet mbeten gjithnjë pa autorë. Duket se polica dhe prokuroria në këtë kahje, ka një verbëri profesionale, e vigjilencë politike, për të mos zbardhur të vërtetën.

Befasitë policore ende nuk kanë marrë fund. Të afërm të Ardian Çapjes janë në trysni të pandërprerë. Në muajt e fundit të vitit 2022, një funksionar policisë kriminale dhe operative të zonës u kanë kërkuar familjarëve të Çapajve, Fejzullain, Enverin dhe Beharin, të paraqiten në Drejtorinë e Policisë sepse i kërkonte titullari, drejtori.Në drejtori është paraqitur Behar Shehu dhe menjëherë sapo ka përmendur shefit të krimeve emrin e Taulant Ballës, si të përfshirë në këto skema policore, u është njoftuar një skemë e re atentati ndaj tyre. U është thënë se duan t’ju qëllojnë, t’ju bëjnë atentat. Drejtuesit e policisë u kanë thënë se kishin sinjal nga Prokuroria e Posaçme, se donin tu bënin atentat ndaj duhej të ruheshin. Ata diskutonin për një makinë tip volksvagen, me xhama të zi, e cila ka ndjekur njërin nga të afërmit e familjes afër vendit ku ishte bërë më parë atentati. Ai ka njoftuar policinë, por veprimet e tyre kanë munguar. Dy ditë më vonë i njëjti mesazh për atentat i është thënë dhe Enver Çapjas. Duket se njoftimi në polici ka mjaftuar vetëm për të ardhur në ditën e tretë kur golfi ndjekës është djegur. Duket sikur policinë e lajmërojnë atentatorët se çfarë ka ndërmend të bëjë dhe ajo njofton shenjestrat e mundëshme. Saga vazhdon, policia, prokuroria, gjykata, pjesë e saj…

About Redaksia

Check Also

“Rrihte Anetën, shkonte me hematoma në punë, në spital e shtroi Kristaqi…”, dëshmia

I ftuar në emisonin Çim Peka Live, në Syri TV, kryetari i Kuvendit Kombëtar të …

Leave a Reply