Ina Zhupa: Kur pushtetin e kap tradhëtari, vendi kthehet në xhungël!

DEKLARATË E DEPUTETES INA ZHUPA NË FOLTOREN E KUVENDIT

Sot duhet të ishte ditë e mocionit me debat, sot duhet të ishte dita e përgjigjeve të pyetjeve, sot duhet të ishte dita e interpelancës.
Asnjëra nga këto në fakt nuk po ndodh sepse kryeministri Juaj erdhi këtu tha një recitim, nuk ju përgjigj asnjë pyetje dhe të njëjtin monolog ja kishin ndarë në dy dhe pjesën tjetër ja kishin dhënë një ministre dhe mendoj se me këtë shpëtoj fytyrën.
Fatkeqësia është që Ju po harxhoni gjithë kohën e debatit politik për të krijuar kauza të reja për të na treguar që opozita po qeverisë keq, për të na treguar se kush është e mira apo e keqja në opozitë sikur ne po presim që të na tregoni Ju, se çfarë ju intereson Ju e kush janë më të mirët apo më të këqijt në opozitë apo më keq akoma se kush është opozita apo kush është Partia Demokratike.
Presidentin Amerikan Linkoln thoshte: “Kur shkencën e kap injoranti, pushkën krimineli, pushtetin tradhtari, vendi kthehet në një xhungël ku s’mund të jetojnë njerëzit”. Kjo është shprehja që i shkon përshtat sot situatës ku ndodhet vendo jonë me këtë qeverisje.
Njerëzit nuk duan të jetojnë më në Shqipëri sepse fatkeqësisht është kthyer në një xhungël ku ligji është thjeshtë një copë letër, ku ligjin e shkelni Ju, të parët, duke shkelur cdo të drejtë dhe çdo detyrim që keni ndaj opozitës.
Çdo të drejtë që i jep Rregullorja dhe Kushtetuta duke e bërë që të bëjmë një betejë 2 mujore për të marrë këtë pseudo-mocion me debat sot sipas dëshirave tuaja.
Duke bërë që të kemi një betejë 2 mujore dhe ende nuk kemi arritur të marrim Komision Hetimor siç ju detyron Rregullorja dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ku ligji është një copë letër ku ata që duhet të ishin në burg janë rrugëve të Shqipërisë duke vrarë zonja të pafajshme.
Ku ata që duhet të ishin në burg janë rrugëve të Shqipërisë duke marrë tendera.
Ata që duhet të ishin në burg kanë qenë në sallën e këtij Parlamenti të veshur me imunitet nga mazhoranca Juaj.
Charls Mc Gonigal kishte shëtitur po, Ballkanin, por asnjë Kryeministër tjetër nuk del në akt-padi.
Si ka mundësi? Charls Mc Gonigal paskërka kish takuar edhe shumë nga Ju sic Ju vetë e keni pohuar.
Po pse asnjëri nga Ju nuk i del emri në akt-akuzë sikur Kryeministrit.
Pse Kryeministri sot mjaftohet ta lexojë akt-akuzën duke e lënë të drejtë Departamentit të Drejtësisë në fakt, sikur ne nuk e dinim që ato janë të vërteta dhe thotë po, janë të vërteta.
Po të vërteta janë dhe ndaj zotëria duhet të jepte dorëheqjen sepse ato janë të vërteta dhe kur thotë e takova, sna tha ndonjë gjë që nuk e dinim se këtë e dimë se besojmë tek drejtësia amerikane. Po pse e takoj? Çfarë i tha? Kush e rekrutoj kë? Charls Mc Gonigal rekrutoj Ramën apo Rama rekrutoj Charls Mc Gonigal? Kush dhe cfarë interesash fshihen ? Çfarë materialesh prodhon zyra e kryeministrit ? Këtë duhet të na e tregoj. Jo të na e thotë që i dhamë artikuj gazetash sepse zyra e kryeministrit Shqipërisë nuk paguhet nga taksat e mia, taksat e qytetarëve që të bëj luftë politik për opozitën. Nuk paguhet që të minojë demokracinë. Nuk paguhet që të çojë artikuj të medias kundër opozitës në departamentin e shtetit apo në FBI. Dhe ky është një shpërdorim i pastër i detyrës që këtë nuk e heton drejtësia amerikane por e ka për detyrë drejtësia shqiptare, ajo drejtësi që për fat të keq nuk po funksionon se po të funksiononte mjaftonte afera e inceneratorëve, mjafton ajo aferë për të shkuar në burg edhe Kryeministri Juaj. Edhe të kishin kryer shqiptarët njëherë e mirë punë me këtë abuzivizëm, me këtë keqqeverisje, me këtë masakër që i bëni fondeve publike. Me këtë masakër ku vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë në raporte që : 8.2 miliard euro abuzim. Po ku janë këto 8.2 miliard euro, po në xhepat tuaj janë, ku janë, ato nuk avulluan. Ato jepen nëpër parkingje për të korruptuar sepse keni frikë nga opozita, keni frikë nga pluralizmi politik dhe i ktheheni etërve tuaj ku doni të qeverisnit pa opozitë. Keni frikë nga media. Mediat amerikane, Edi Rama në një intervistë “Solo” i quan kazan dhe kusi mediat shqiptare, ndërsa mediat shqiptare që guxojnë të publikojnë akt-akuzën. Mediat shqiptare që guxojnë të nxjerrin të vërtetën i vë gjoba. Mediave ju çon tatimorët, mediave kritike i çon tatimoret si News 24, Panoramës, BalkanWeb, Ora News, RTV Ora. I dërgon tatimorët për tju vënë gjoba mbasi i ka shembur me pa të drejtë bizneset, mbase i ka konfiskuar, mbasi i çon në gjyq, mbasi ju bënë njëmijenjë të zeza vetëm që ato të qëndrojnë drejtë dhe të jenë “Ertv 1” 2,3,4,5.
Ertv që transmeton sukses imagjinare të një kryeministri ku varfëria është ulur këmbëkryq në çdo sofër të shqiptarit. Ku varfëria në fakt sot është plaga më e madhe që ka Shqipëria dhe askush nuk e kthen mendjen sepse në fund të ditës këta i kanë paratë jo vetëm për të jetuar mirë por dhe për të korruptuar deri atje sa agjentin e FBI, agjentin e kundërzbulimit.
Po thotë, mora dhurata një kapele, banalizon sikur akt-akuza amerikane sikur ata prokurorët amerikan nuk din se çfarë dhuratash por bëjnë akt akuzë “për një kapele”.
Ky i jep leksione drejtësisë amerikane se si duhet ta gjykojë dhe sa e kotë qenka kjo akt-akuzë.
Këtë fjalimin sot në fakt se tha erdha se këta të mitë nuk më mbronin dot dhe duhet të mbrohesha vetë. Por me këtë fjalim që bëri sot mund ta kishte lexuar sot edhe një nga ato zonjat që s’kishte fol ndonjëherë dhe firmoste përjashtimin e kolegëve, mund ta kishin lexuar se stha asgjë në fund të ditës. Erdhi, iku, dhe asgjë nuk tha. Nga ana tjetër ky kryeministër për ata që mendonin që do të përgjigjej, fshihet pas imunitetit. Vetëm dje mund ta keni dëgjuar prokurorin amerikan që thotë: Nëse një zyrtar i një qeveri të huaj kërkon apo paguan dikë për të bërë diçka apo përkrahje të tij, padyshim që është problem i sigurisë kombëtare. Pra është problem i sigurisë kombëtare në Amerikë dhe ne këtu nuk mund të diskutojmë dhe ne këtu nuk mund të kërkojmë llogari dhe ne këtu nuk mund të marrim përgjigje për pyetjet qe ka ngritur akt-akuza amerikane. Zotëria para meje tha: Ju i dini të gjitha tha dhe e keni marrë verdiktin. Jo, ne nuk i dimë të gjitha dhe ndaj po kërkojmë një Komision Hetimor sepse po tI dinim të gjitha nuk do të kishim kërkuar Komision Hetimor.
Ne kërkojmë një Komision Hetimor sepse nuk i dimë të gjitha, dimë vetëm majën e ajsbergut, dimë vetëm 21 faqe të një afere e cila me siguri ka file të tëra që duhet të dihen nga qytetarët shqiptarë.
Duhet të kuptojmë se kush i qeverisë, duhet të kuptojmë se kë paguajnë me taksat e tyre për të qenë aty dhe për ta quajtur veten Kryeministër i cili sot përmendi dhe Lanën, i kishte ngel merak Lana.
Ju keni arritur deri aty sa gjykatësen e Gjykatës Kushtetuese donit ta betonit tek Lana dhe na tregoni neve karakteristikat dhe kriteret e Lanës. Juve Lana ju kujton edhe njëher se çfarë doni të bëni Ju me drejtësinë. Patjetër është gozhda që ju ka ngelur se nuk arritët dot të betonit gjyqtarët tek Lana me noter dhe të shmangi Presidentin e Republikës. Sepse kjo është, ky është modeli Juaj se si qeverisni dhe si e kapni drejtësinë.
Charls Mc Gonigal në fakt me ka vënë në pikëpyetje të madhe kur Ju thoni janë amerikanët për diçka.
Fatkeqësi është në fakt se ne sot ende kemi një plagë të hapur atë që Ju doni të bëni me trashëgiminë kulturore dhe pyetja mua që nga ky moment kur doli akt-akuza vazhdon dhe spo marr përgjigje është: vallë a kemi një Charls Mc Gonigal të 2 kur bëhet fjalë për dhënien me koncesion të Butrintit. Kush është Charls Mc Gonigal i kësaj radhe? Sepse keni arritur që me emrin e Amerikës ta bëni pis duke fshehur interesat tuaja klienteliste.
Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Konsulli që denoncoi Ballën për trafik prostitucioni me moldave dhe lidhjet me tre bandat

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm, Taulant Balla se është një ushtar …

Leave a Reply