Masakra e Paskuqanit/ Protestë te drejtësia për lirimin e vrasësit Dan Hutra

Dhjetëra të reja, të rinj dhe qytetarë kanë protestuar pasditen e sotme në Tiranë, pas vrasjes makabre të 3 grave të ndodhura ditën e djeshme nga Dan Hutra.

Qytetarët u mblodhën para Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar llogari se kush e liroi vrasësin nga burgu.

Një pjesë e qytetarëve mbajtën fjalime të shkurtra, ku dënuan ngjarjen e rëndë dhe kërkuan që autori të marrë ndëshkimin e tyre.

Sipas tyre, shoqëria shqiptare ka degraduar dhe gjeneron vetëm dhunë.

Disa nga deklaratat

‘Duhet mobilizim i të gjitha ministrive të shtetit për një platformë kombëtare ndaj femincidit. Sot duhet të reagojmë sa më shpejt para se tu vijë radha, fëmijëve, shoqeve, motrave tona. Hajde të dalim në rrugë edhe për 8 mars. Nuk i ha më gjepurat tuaja. Këtu do të marshojmë edhe për 8 mars për një jetë të drejtë dhe pa dhunë, i duam të gjitha gratë e gjalla. Nuk duam ti vajtojmë më gratë e kësaj republike.’- u shpreh një nga protestueset.

‘Si mund të lirosh dikë që ka vrarë. Hajde ta bëjmë këtë vend, pasi ka shkuar për dreq’-tha një prej aktivisteve.

‘Lulet e Shën Valentinit, 8 Marsit po na i kthejnë në lule mortesh. O gra, po na vrasin. Mjeti i vetëm duket se është vetëmbrojtja. Në vend të telefonave, hajde të qarkullojmë me thika në brez.’-shtoi protestuesi tjetër.

“Jetën ta ka falur zoti dhe drejtësia duhet të ngushëllojë familjarët e viktimave. Gjykata është baras me kriminelin. Mua më kanë vrarë motrën me 4 shtator 2022. I kemi paraqitur provën prokurorisë dhe gjykatës dhe me datë 29 Dhjetor e kanë liruar nga burgu nga autori. Me motivin se ka pasur marrëdhënie të mira me komunitetin, kur në fakt marrëdhënie të mira ka pasur vetëm me alkoolin. Shefqet Lika e vrau në bashkëpunim me motrat e veta. Ne pritëm që ato të arrestohen. Ka qenë gjyqtar po ky Gerd Hoxha. Ma ka vrarë motrën për së dyti. Jetën e ka falur vetëm zoti. Ka pasur një kod, kur hasmit i zije pritë kurrë nuk e vrisje nëse ishte i shoqëruar me një grua. Sepse ajo është nënë. Sot bashkëpunëtor i krimit edhe drejtësia. Jeta e një njeriu vlen më shumë se jeta e Big Brother. Fokusohen te Big Brother dhe nuk fokusohen te jeta e njeriut. Populli shqiptar duhet të jetë më i ndërgjegjshëm për atë që ndodh në Shqipëri”, tha një protestues, motra e të cilit u vra nga burri.

Kjo protestë vjen pas masakrës që ditën e djeshme në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe Mevlute Hysa, ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply