Berisha: Do triumfojmë edhe në këtë betejë si misionarë të revolucionit demokratik!

Kryetari i PD, Sali Berisha than ë mbyllje të fjalës së tij se, ne do të triumfojmë edhe në këtë betejë si misionarë të revolucionit demokratik! Ai tha se, Do triumfojmë edhe në këtë betejë si misionarë të revolucionit demokratik, por kjkërkon të bashkohemi, të bashkohemi, të bashkohemi

“Koha është e misionarëve, e atyre djemve dhe vajzave, të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që qëndrojnë në këmbë mbi kohën, të pamposhtur, drejt të ardhmes.

Historinë e kemi pasur të mbushur me pushtime, dhimbje dhe vuajtje, por nuk jemi nënshtruar kurrë.

Kemi triumfuar në të gjitha beteja tona për liri. Do triumfojmë edhe në këtë betejë si misionarë të revolucionit demokratik.

Kjo kërkon të bashkohemi, të bashkohemi, të bashkohemi!

Historia na mëson se sa herë që shqiptarët janë bashkuar, kanë bërë mrekullitë e tyre.

Le të bëjmë edhe ne mrekullinë tonë, të shndërrojmë vitin 2023 në vitin e mrekullisë shqiptare.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Zoti ju bekoftë ju, flamurin dhe kombin tonë!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply