Berisha: Revolucioni ynë ka për qëllim madhor t’i japë goditje përfundimtare varfërisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Revolucioni ynë ka për qëllim madhor t’i japë goditje përfundimtare varfërisë. Ai tha se, varfëria luftohet duke dyfishuar rrogat, pensionet, duke përgjysmuar taksat, duke përgjysmuar çmimin e energjisë.

“Revolucioni nuk është i Sali Berishës, është i çdo shqiptari që e do Shqipërinë.

Një thirrje vëllazërore do u drejtoj sot të gjithë atyre që i shohin forcat politike me mosbesim, që janë të dëshpëruar, që janë të zhgënjyer dhe vazhdojnë rrugën në vetminë e tyre.

Unë u them se keni shumë arsye për të qenë të dëshpëruar dhe zhgënjyer, por kurrë nuk mund të keni arsye për të qenë indiferentë.

Nuk ka gjë më vrastare për të ardhmen se indiferenca! E keqja nuk kërkon gjë tjetër për të triumfuar veç indiferencës së njerëzve të mirë si ju.

Një thirrje u bëj të gjithë pubonjësve të administratës shtetërore, mos harroni se në ligj dhe moral, ju nuk jeni badigardë as shërbëtorë të një organizate kriminale që kryesohet nga Edi Rama, por jeni shërbëtorë të qytetarëve.

Sot ju përjetoni një terror dixhital dhe të gjithanshëm. Bashkohuni me ne në këtë revolucion të përmbysim këtë organizatë kriminale. Të shpëtojmë Shqipërinë prej saj.

Revolucioni ynë ka për qëllim madhor t’i japë goditje përfundimtare varfërisë. Ne e konsiderojmë varfërinë nënën e të këqijave që ka sjellë Edi Rama.

Varfëria luftohet duke dyfishuar rrogat, pensionet, duke përgjysmuar taksat, duke përgjysmuar çmimin e energjisë.

Varfëria luftohet duke investuar në infrastrukturë për ju, shkolla, spitale, duke krijuar pra kushtet që ju meritoni.

Varfëria luftohet duke luftuar krimin e organizuar, korrupsionin me zero tolerancë.

Ne do dalim fitimtarë nga kjo betejë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Bashkia vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, Erion Veliaj!

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi gjatë fjalës në protestën që u zhvillua përpara …

Leave a Reply