Berisha: Rama mendon se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Ne do ta përjashtojmë nga Shqipëria!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama mendon se do na përjashtojë nga zgjedhjet, por ne do ta përjashtojmë atë nga Shqipëria! Berisha tha se, revolucioni ka misionin e madh të demokracisë, lirisë dhe shpëtimit të shqiptarëve.

“Nuk është vjedhja e parave problemi më i madh i këtij hajduti të papërmbajtur.

Vjedhja e të ardhmes tonë është akti i tij më makabër. Në 8 vite, 35 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria.

Në 8 vite, secili prej nesh kemi humbur një të tretën e të dashurve tanë në dhera të tjera.

Me këto ritme, Shqipëria shkon drejt shuarjes dhe zhdukjes. Dhe ky mendon se do jetojë diku në Karaibe apo në ishujt e nxehtë të Oqeanit Indian.

Ne jemi këtu për t’i thënë: Edi Rama, sot ke para, ke banka, ke çdo gjë. Por me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtyre qytetarëve.

Me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtij revolucioni.

Sot, pasi asgjësoi PS-në, i hoqi të drejtat, votën dhe çdo gjë. E uzurpoi me sektin antishqiptar të Rilindjes, ai kërkon të asgjësojë PD-në.

Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama, ne do të përjashtojmë nga Shqipëria!

Ne jemi këtu sa është toka. Revolucioni ka misionin e madh të demokracisë, lirisë dhe shpëtimit të shqiptarëve.

Ndaj, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje çdo të riu: bashkohuni me këtë revolucion.

Revolucionet i bëjnë të rinjtë, idealet e të rinjve, guximi i të rinjve, i bën ata të pathyeshëm para asgjëje.

Luftoni për veten, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply