Monstra!

Nga Klodi STRALLA
Jurist

Kam nguruar të shprehem para kohe për vendimin që duhet të japë Gjykata e Apelit në lidhje me Ankimin e z. Alibej ndaj vendimit gjyqësor të Gjykatës të shkallës të parë që urdhëroi regjistrimin e Akteve të Rithemelimmit të PD-së të datës 11 dhjetor 2021, sepse e konsideroja këtë si një problem juridik të rëndomtë dhe nuk besoja se kjo gjykatë (tashmë e vetme për gjithë Shqipërinë) do të guxonte të shkelte aq hapur dhe brutalisht ligjin, ditë për diellë, Por ja që ndodhi dhe kjo është shumë, shumë shqetësuese për të ardhmen e drejtësisë në vend, por sidomos për stabilitetin politik të tij.

Sipas nenit 450 germa c të K.Pr.Civile të drejtën e ankimit ndaj një vendimi gjyqësor të Gjykatës të shkallës të parë e kane vetëm ata subjekte që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në gjykim ose përfaqësuesit e tyre ligjorë me prokurë (avokatët), pra palët në proces (paditësi, i padituri, personi i tretë dhe ai i interesuar). Ky është ligji i shkruar dhe i zbatuar që nga koha e të Drejtës romake (përfshi edhe kohën e komunizmit). Alibej nuk ka qenë palë në atë gjykim dhe ky është fakt.

Si veprohet kur ankimuesi nuk është palë në gjykim? Fare thjesht: Kancelari i gjykatës ia refuzon ankimin dhe e udhëzon që, interesat e pretenduara prej tij si të cënuara nga vendimi gjyqësor, mund t’i kërkojë me padi themeli në një gjykim tjetër. Kaq e thjeshtë është. Refuzimi i ankimimit bëhet administrativisht (sekretaria) e Gjykatës të shkallës të parë. Por meqënëse çështja ka shkuar në Apel (padrejtësisht), kjo gjykatë, edhe pa kërkesën e paleve, në dhomën e këshillimit, vendos vetë ‘Refuzimin e ankimit’ për mungesë legjitimimi të ankuesit. Punë 10 min dhe jo 2 vjet që çështja zvaritet qëllimisht, duke prodhurar edhe pasoja për funksionimin demokratik të shtetit (zgjedhjet).

Ky rast flagrant duhet të jetë “vijë e kuqe” që asnjë gjykatë, e çfarëdo niveli qoftë, nuk duhet ta kalojë, përndryshe populli (nëse jemi ende të tillë) legjitimohet të marrë ndaj tyre drurin!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply