Po sulmohem se kam denoncuar Soros që ka shpenzuar miliona dollarë për të blerë Shtëpinë e Bardhë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se miliarderi George Soros është një një mjeshtër që lëviz marionetat. Në një email për fushatën e tij presidenciale të vitit 2024, Trump tha se Soros ka blerë Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk do të hesht kurrë për një miliarder që i lëviz fijet e marionetave dhe që ka bërë kërdinë në kufijtë tanë, sistemin tonë të drejtësisë dhe kombin tonë”, tha Trump.

“Tani, jam duke u sulmuar se kam denoncuar George Soros dhe miliona e miliona dollarët që ai ka shpenzuar për të blerë Shtëpinë e Bardhë. Por, më lejoni të jem plotësisht i qartë: nuk do të hesht kurrë ndaj një miliarderi që ka bërë kërdinë në vendin tonë,” zotohet Trump.

“Soros dhe marionetat e tij në media përpiqen që të na mbyllin gojën për ekspozimin e ndërhyrjes dhe korrupsionit të Sorosit në zgjedhje, por unë po i kërkoj shumicës së heshtur që të dyfishojnë përpjekjet dhe të dërgojnë një mesazh të fortë se viti 2024 do jetë viti kur ne do e rimarrim vendin tonë njëherë e përgjithmonë”.

About Redaksia

Check Also

Obama i kërkon Biden të tërhiqet

Ish-presidenti Barack Obama u ka shprehur demokratëve privatisht shqetësimin në lidhje me rikandidimin e Presidentit …

Leave a Reply