Protesta, qytetarë nga i gjithë vendi vërshojnë drejt Tiranës

Sot në orën 12:00 do të mbahet protesta e njoftuar nga opozita. Qytetarë nga i gjithë vendi janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës.

Rreth 1000 persona janë nisur nga Vlora për të marrë pjesë nëprotestën që organzion opozita në Tiranë.

Nga të dhënat zyrtare të Partisë Demokratike dega Vlorë nga ky qytet janë nisur rreth 800 persona, teksa në degën e partisë demokratike janë rregjistruar më herët mbi 200 automjete. Nga informacionet që vijnë nga dega e Selenicës, do të nisen gjithësej rreth 130 siptizantë dhe mbështetës të Partisë Demokatike drejt kryeqytetit teksa më herët në bazë janë rregjistruar rreth 30 automjete Gjithashtu në degën e Himarës janë nisur rreth 70 sipatizantë ku më herët në degë janë rregjistruar rreth 15-20 automjete.

Nga selia e PD në Sarandë bëhet me dije se rreth 100 demokratë pritet t’i bashkohen protestës. Ndërkohë që nga Delvina numri i demokratëve që janë nisur mëngjesin e sotëm është 30.

Ndërkohë në katër bashkitë e qarkut Dibër qytetarët janë bërë bashkë për t’ju bashkuar tubimit.

Protestuesit bëjnë me dije se janë nisur me makinat e tyre private.

Ata janë shprehur kundër qeverisë Rama, duke e cilësuar kryeministrin të korruptuar. Më tej kanë theksuar se ndjehen të lënë pas dore nga qeveria.

About Redaksia

Check Also

SHBA reagon për zgjedhjet: Jemi të vetëdijshëm për akuzat për parregullsi, zgjedhësit duhet të votojnë të pa intimiduar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në mëyrë zyrtare në lidhje me farsën elektorale të …

Leave a Reply