Pse plani kinez për Ukrainën nuk i pëlqen Perëndimit

Në ditët e fundit është dëgjuar të flitet (shpesh me një bezdi të caktuar të keqfshehur) për atë që Pekini e ka quajtur “Pozicione kinez lidhur me kompozimin politik të krizës ukrainase” (China’s Position on the Political Settlement of thë Ukraine Crisis). Në Perëndim gazetarë dhe komentatorë e kanë quajtur me pompozitet “plani i paqes” kinez, duke i kushtuar kritika shpesh tranchant nga ana tjetër të kuptueshme pasi që një ndërmjetësim i Pekinit në krizën ukrainase, aëhere kur të pranohej apo të kishte sukses, do të përfaqësonte një debacle gjeopolitik me dimensione të pamendueshme për Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian dhe NATO. Shtetet e Bashkuara do të shikonin t’u forcohej pozicioni global i konkurrentit të tyre kryesor gjeopolitik, veç të tjerash në raport me një krizë që i sheh Shtetet e Bashkuara pjesërisht për shkak dhe që në mënyrë të pamohueshme i jep edhe administratës aktuale amerikane një rëndësi të veçantë.

Bashkimi Europian shikon t’i forcohet një rol shqetësues i Dragoit në kufijtë e tij, me perspektivën e një influence më të madhe të paktën në të gjithë fashën lindore të tij, opsion sigurisht jo qetësues për ne europianët. NATO  do t’i duhet të pranojë ndërmjetësimin e fuqisë që Koncepti Strategjik 2030 i të cilit e individualizon si rrezikun kryesor strategjik për Aleancën në vitet në vazhdim. E kuptueshme që iniciativa të vlerësohet me maturinë maksimale, por me lehtësinë ekstreme me të cilën Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, NATO dhe G7 i kanë hedhur poshtë pa u menduar gjatë dokumentin kinez stonon lehtësisht me kujtimin e sa herë po të njëjtit organizma kanë deklaruar se ajo që duhet të vendosë për “paqen e drejtë” duhej të ishte ekskluzivisht Ukraina. Në mënyrë implicite, pozicionime të tilla mund të interpretohen nga një auditor armiqësor si një konfirmim se Perëndimi është pjesë luftarake e konfliktit edhe pse jo “direkt”. E gjitha kjo me premisën se ndoshta ia vlen barra qiranë të shqyrtohet propozimi kinez.

Dokumenti me 12 pika i Pekinit është skematik, siç edhe është e parashikueshme në këtë fazë eksploruese. Shpesh përmban pasazhe të natyrshme, i mungojnë të tjerë që mund të jenë të rëndësishëm, disa pika të tjera duken të drejtuara më shumë ndaj Shteteve të Bashkuara sesa ndaj Rusisë apo Ukrainës. Nuk ka kuptim të objektohet se Pekini nuk i gjen termat e një marrëveshjeje pasi që në histori termat “realë” e një marrëveshje paqeje bëhen të njohur vetëm pasi mirëkuptimi midis palëve është arritur. “Pikat kineze” nuk tregojnë zgjidhje të mundshme finale, por kufizohen në këtë fazë të përkufizojnë parametrat mbi të cilat palët duhet të punojnë më tej.

Ndërmjetësues palë e tretë apo i rreshtuar?

Është thënë se Pekini nuk mund të jetë një “ndërmjetësues” i besueshëm pasi ka interesa të lidhura me rezultatin e konfliktit. Sigurisht, nga njëra anë Kina është e dëmtuar nga shtyrja e një konflikti që pasqyrohet negativisht mbi ndërkëmbimet tregëtare globale. Veç kësaj, Pekini ka lidhje mjaft të ngushta me Moskën, lidhje për më tepër që nuk janë mohuar asnjëherë. Formalisht Kina nuk është rreshtuar në favorin e asnjërës prej dy palëve, në ndryshim nga sa është bërë nga Shtetet e Bashkuara. Përjashto autoritetet e larta fetare apo Kombet e Bashkuara, që edhe në këtë situatë konfirmon limitet e saj të mëdha, kur është parë një ndërmjetësues që megjithëse duke mos qenë zyrtarisht e rreshtuar me njërën prej palëve të mos kishte një interes të sajin në zgjidhjen e krizës?

Nga ana tjetër, rastet janë dy: nëse një konflikt në terren fitohet ushtarakisht mund t’i imponohet humbësit një kapitullim “pakushte” apo, gjithësesi, ndaj “kushteve tona”, siç ndodhi kundrejt Italisë në 1943 dhe të Gjermanisë e Japonisë në 1945. Atje ku në është në gjendje të fitohet ushtarakisht apo nuk je i gatshëm që impenjohesh në një nivel të tillë që mundëson të mundet armiku, kërkohet të ndërmjetësohet dhe të gjendet një kompromis, që natyrisht nuk do të mund t’i përkrahë plotësisht të dyja palët. Qesharake duket më pas të pranohet në mënyrë thuajse fëminore se “sikur zgjidhja e propozuar i shkon mirë atij, atëhere nuk është mirë për mua”. Deklaratë që disa organe shtypi ia kanë atribuar presidentit Joe Biden. Sot jemi në një fazë ku të komentatorët e pavarur konsiderojnë se një zgjidhje ushtarake e konfliktit nuk është e parashikueshme të paktën për shumë muaj dhe që prandaj nuk mund të hipotezohet brenda një kohe të shkurtër as një implozion, as aq më pak një kapitullim i të paktën njërës nga palët. Është e njohur se teknikat dhe procedurat e finalizuara për të “ndërmjetësuar të gjendet një marrëveshje” të jenë të ndryshme nga atë për të “negociuar një kapitullim”.

Ndërmjetësimi duhet të kryhet nga një fuqi që, të paktën zyrtarisht, nuk është palë në konflikt. Duket prandaj mjaft e çuditshme që pretendon se ndërmjetësuesi hipotetik i ardhshëm t’i “dënojë” paraprakisht një nga të dyja palët në konflikt, përjashto se nuk dëshiron të kompromentojë menjëherë rolin negociues. Është oportune të evidentohet se një rastin e zgjidhjes së kohës së fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që e ka dënuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës, Kina ka abstenuar. Zgjedhje e pashmangshme dhe e detyruar duke qenë se kontekstualisht paraqitej si “ndërmjetësues”. Pasi çdo votë tjetër do t’ia kompromentonte mundësinë e marrë pranë njërit prej dy konkurrentëve. Në të vërtetë, për të shumtët që dashurojnë shembujt futbollistikë, do të kishte qenë si të pretendohej që arbitri i një ndeshje futbolli të paraqitej me flamurin e tifozit të njërës prej dy skuadrave në fushë.

“Pozicioni kinez”   

Duke i hyrë në thelb propozimit, çfarë do të thotë saktësisht “Pozicion kinez në meritën e kompozimit politik të krizës ukrainase”? Natyrisht, duke u bërë fjalë për një dokument publik nuk mund të thuhet shumë dhe duhet të kufizohet në mbështetjen e parimeve gjenerike që mund të duken të pranueshëm nga ana e të gjithëve, duke ia shtyrë lidhjen në marrëveshje specifike në kohëra të mëpasme dhe diskutimeve me dyer të mbylluara. Disa prej këtyre parimeve mund të duken banale, të tjera fshehin shigjeta ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, domethënë e konkurrentit kryesor gjeopolitik dhe të një konkurrenti të rëndësishëm tregëtar të Dragoit. Përshtypja është se propozimi kinez, më shumë sesa synon të gjejë në periudhën imediate një zgjidhje të pamundur për një pushim të shpejtë të luftimeve, synonte t’i komunikonte Uashingtonit dhe aleatëve të tij se kriza ukrainase tashmë është bërë globale dhe se çfarëdo zgjidhje e saj duhet të diskutohet midis atyre që sot janë dy aktorë më të mëdhenj në skenën gjeopolitike botërore, domethënë Kinën dhe Shteteve të Bashkuara.

Pikën 1 plani kërkon “respektimin e sovranitetët, pavarësisë dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve”, duke kërkuar zbatimin e së drejtë ndërkombëtare në mënyrë të njëjtë në të gjitha rastet duke shmangur zbatimin e “double standards” sipas kujt e kryen agresionin. Formula duket se i hedh një dorë Kievit, por përmban një shigjetë për Uashingtonin në referimin e “double standards” të reagimit ndërkombëzar në rastin e një kombi që sulmon një komb tjetër.

Pikën 2 kërkohet të “braktiset mentaliteti i Luftës së Ftohtë” dhe që “siguria e një rajoni nuk duhet të arrihet nëpërmjet forcimit apo zgjerimit të blloqeve ushtarake”. Kjo synon të përfaqësojë një akuzë eksplicite ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO. Veç kësaj, kjo pikë u bën thirrje të gjithëve që të punojnë bashkë për një “arkitekturë sigurie europiane” efektive e të bilancuar, që sipas Pekinit duhet të arrihet “duke parandaluar konfrontimin midis blloqeve” dhe në një kontekst “paqeje dhe stabiliteti të Kontinentit Euraziatik” (referimi mund të jetë linku transatlantik mbi të cilin bazohet NATO dhe një kërkesë Europës që të shikojë në lindje në vend se nga perëndimi!)

Në Pikën 3 kërkohet që të gjithë ta mbështesin Rusinë dhe Ukrainën në rifillimin e dialogut sa më shpejt, për ta favorizuar deeskalimin e konfliktit, domethënë të arrihet sa më shpejt në një armëpushim dhe në rifillimin e dialogjeve diplomatike.

Pikave 4, 5, 6 dhe 7 respektivisht kërkohet që të “rifillohen bisedimet e paqes”, “të zgjidhen krizat humanitare dhe krijohen korridore humanitare për evakuimin e civilëve nga zonat e konfliktit”, “mbrojtjen e civilëve dhe të robërve të luftës në respektim të plotë të së drejtës humanitare ndërkombëtare dhe në respektimin e të drejtave të robërve të luftës”, “garantojë dhe sigurinë e centraleve atomike, duke shmangur sulmet e armatosura kundër tyre dhe në respektimin e rolit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA)”. Me pak fjalë, të gjitha pasazhe të detyruara nëse dëshirohet të shikohet një deeskalim.

Pika 8 përfaqëson një censurë të qartë ndaj Rusisë, ku në raport me “reduktimin e rreziqeve strategjike” deklarohet qartazi se “armët bërthamore nuk duhet të përdoren dhe luftërat bërthamore nuk duhet të luftohen. Kërcënimi apo përdorimi i armëve bërthamore i armëve bërthamore duhet të kundërshtohet. Nevojitet të parandalohet proliferimi bërthamor dhe të shmangen krizat bërthamore. Kina i kundërvihet kërkimit, zhvillimin dhe përdorimit të armëve kimike e biologjike nga ana e pdo vendi, në çfarëdo rrethanë”.

Pika 9 kërkon të lehtësohen eksportet e dirthërave duke kërkuar implementimin e plot nga ana e të gjithëve të marrëveshjes në këtë kuptim të arritur vitin e kaluar me ndërmjetësimin turk.

Pika 10 përfaqëson një dënim të fortë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian dhe kërkon të ndërpriten “sanksionet unilaterale” që bashkë me presionet ekonomike nuk ndihmojnë të zgjidhen krizat dhe gjenerojnë “probleme të reja”. Kina dënon çdo sanksion që nuk është i autorizuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pozicion që mund të duket i arësyeshëm dhe i shkëputur nga një lexim sipërfaqësor, për që nënkupton ilegjtimimitetin e sanksioneve, që në virtyt të së drejtës së vetos të dhënë, nuk janë të autorizuara as nga vetë Kina. Veç kësaj, gjithmonë Pika 10 kërkon që “vendet e interesuara të pushojnë së abuzuari në rekursin e sanksioneve unilaterale si instrument “juridikisioni afatgjatë” ndaj vendeve të tjera si parakusht për të mundësuar një deeskalim të krizës ukrainase”.

Pika 11 përfaqëson edhe ajo një censurë ndaj fuqive ekonomike perëndimore. Faktikisht, në kërkimin e “mbajtjes së qëndrueshme të zinxhirave industrialë dhe të furnizimit”, dokumenti dënon përdorimin e instrumentave ekonomike si “armë për arritjen e objektivave politike”. Në veçanti dënohen masa që mund të kompromentojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorët energjitikë, financiarë, të tregëtisë ushqimore dhe të transporteve.

Pika e 12 kërkon së fundi nevojën për komunitetin ndërkombëtar për të adoptuar të gjitha masat e nevojshme për rindërtimin paslufte në zonën e konfliktit (e skontuar) dhe siguron se Kina është gati të sigurojë asistencë dhe të luajë në rol kyç në këtë sektor, eventualitet që sigurisht nuk do t’i entuziazmonte as Shtetet e Bashkuara, as Bashkimin Europian.

Vlerësime

Pra, siç është shkruar më parë, disa deklarime janë mjaft të mirëqëna, të tjera përfaqësojnë një rast për të lëshuar shigjeta ndaj Shteteve të Bashkuara dhe konkurrentëve të tjerë politikë, por është e qartë se një dokument publik në këtë fazë nuk mund të jetë më specifik se kaq. Përjashto jo pak gurët në këpucë që Pekini ka dashur të heqë, ka pika që nuk do të meritonin të flakeshin tej menjëherë me një pamje superioriteti. Nga pikëpamja perëndimore, Pika 1, që kërkon “respektimin e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve”, është në fakt një dënim i kujt, si Moska, që integritetin e tillë territorial nuk e ka respektuar. Fakti që nuk përmendet kurrë ruajtja e pakicave etnike (edhe për motive të natyrshme të politikës së brendshme kineze) ia tërheq edhe një herë veshin Moskës, që në vend të kësaj i apelohet nevojës së ruajtjes së pakicave rusishtfolëse në Donbas dhe në rajone të tjera ukrainase. Në të kundërt, Pika 2 është një dënim i qartë i politikës së blloqebe (dhe në mënyrë implicite i NATO) si edhe i interesave së Shteteve të Bashkuara në atë që quhet “Kontinenti Euraziatik” dhe pikat 10 e 11 përbëjnë një dënim të fortë të “luftës me sanksione” të kryer në radhë të parë dhe gjerësisht nga Shtetet e Bashkuara jo vetëm në raport me krizën ukrainase.

Në sintezë, Pekini do të duket se i jep një goditje rrethit dhe një përpjekjeve për të mos u dukur qysh nga fillimi si shumë i anshëm: qëllimi është të fillojë një proces negociues, që do të ishte shumë i ngadaltë. Është e qartë, sidomos nga teksti i Pikës 3, se do të synohej në një “armëpushim” jetëgjatë, duke shtyrë në marrëveshje eventuale paqeje në kohëra të mëpasme ku mund të ndryshohen lidershipet aktuale politike në kryeqytetet e interesuara. Nga ana tjetër, midis Izraelit dhe Sirisë janë tashmë 50 vjet (nga konflikti i 1973) që ecet përpara me një “marrëveshje” mbi Lartësitë Golan (kufiri i vetëm midis dy vendeve) i nënshtruar mikëqyrjes së Kombeve të Bashkuara.

E gjitha kjo pa që grindja territoriale e Golanit të ketë shkaktuar incidente më të mëdha. Motivet e shumta të fërkimit midis dy vendeve janë në fakt të tjera dhe relativisht kryesisht me praninë e rëndë iraniane në Siri dhe tek mbështetja e Hizballahut në Liban. Natyrshëm që situata e Golanit nuk është absolutisht e krahasueshme me atë të Donbasit, në terma demografikë, të shtrirjes territoriale dhe të pasurisë në rezerva natyrore. Prandaj mund të duken pretekstuale dënimet ndaj propozimit kinez të bazuar mbi faktin që nuk vjen në këtë fazë fillestare tërheqja e parashikuar ruse nga territoret e pushtuara si parakusht për armëpushimin. Faktikisht, normalisht përpara se të arrihet armëpushimi dhe më pas të negociohen lëshimet territoriale respektivisht pozicionit të forcave në terren të domosdoshme për arritjen e një marrëveshje paqeje.

Mund të jetë Kina një ndërmjetësues i besueshëm?

Pra bëhet fjalë për një bocë e cila nuk synon t’i jap shumë kredit nga ana perëndimore dhe të cilës ndoshta as Pekini, për momentin, nuk do të hyjë shumë. Për më tepër është e padyshimtë që Kina, kur do të ketë interes ta bëjë, mund të jetë negociatori i vetëm i besueshëm në këtë krizë. Faktikisht është aktori i vetëm ndërkombëtar që i ka levat për ta lëvizur, në një logjikë “do ut des”, me të gjithë aktorët e konfliktit: mund t’i ushtrojë presion Rusisë, por është edhe e vetmja që mund të trajtojë si e barabartë me Shtetet e Bashkuara dhe është ndoshta në një pozicion superioriteti ndaj Bashkimit Europian. Për më tepër, nuk është e thënë se ka ardhur vërtet ky moment dhe se Dragoi nuk dëshiron kohë tjetër për t’i parë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian dhe Rusinë të dobësohen më tej përpara se të propozohet seriozisht si ndërmjetësues.

Kemi shkruar se në Ukrainë po mbivendosen tre nivele konfliktualiteti të ndryshëm. Nëse në nivel taktiko – operativ konflikti është midis Rusisë dhe Ukrainës, në nivel strategjik është midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa në nivel gjeopolitik konflikti futet në sfidën më të gjerë gjeopolitike midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Atëhere është e hipotezueshme se aty ku nuk arrihet të gjendet një ndërmjetësim potencial në nivele emotivisht më të përfshira në konflikt duhet të kërkohet më nga jashtë. Në thelb gjatë mbi 40 viteve Lufte të Ftohtë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik janë konsultuar rregullisht me qëllim që krizat e ndryshme që shfaqeshin në kontinente të ndryshme të mos shpaloseshin në nivele konfliktualiteti detabilizuese për rendin botëror të kohës. Asgjë e re nën diell, përjashto faktin që sot ka ndryshuar një prej dy superfuqive. Pranimi i një ndërmjetësimi kinez do të ishte gjë e keqe si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për Bashkimin Europian, pasi të parët nuk synojnë kuptueshëm ta njohin një rol të tillë ndaj asaj q e dijnë se është fuqia e vetme në gjendje ta errësojë superfuqinë amerikane, ndërsa e dyta do ta shikonte me terror një rol vendimtar kinez në një krizë në kufijtë e saj (apo brenda vetë atyre, duke qenë se tashmë është premtuar me shumë zhurmë hyrja e ardhshme e Kievit në Bashkimin Europian).

Një negociatë që do të kishte Kinën së ndërmjetësuese do të kishte potencialisht një frymëmarrje globale. Midis Pekinit dhe Uashingtonit diskutimi mund të mos i përkasë vetë Donbasit, Krimesë dhe ndoshta as vetëm Ukrainës, por mund të zgjerohej në konfliktet ekonomike midis Shteteve të Bashkuara e Kinës, konkurrencës tregëtare midis dy superfuqive në Amerikën Latine (ku Pekini ka i hyrë Uashingtonit si partneri i parë) dhe sidomos ndaj kundërvënies midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në zonën e Indi – Paqësorit, përfshi çështjen e vështirë të Taivanit.

(nga Affari Internazionali)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply