Berisha: SHBA nuk korruptohen, por korruptohet McGonigali, korruptohet guvernatorja

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, SHBA nuk korruptohen, por korruptohet McGonigali, korruptohet guvernatorja. Ai tha se, Edi Rama e merr si mburojë Amerikën për të fshehur korruptimin që i bëri McGonigal në aktin më të pabesë, më të turpshëm, në një akt urrejtje ndaj SHBA.
“Përsëri kthehem te një moment.
Nëse PD ka mbajtur qëndrimet e duhura ndaj McGonigal dhe McGonigalit me fustan, asgjë nuk mund të nxisë te ne, nuk mund të rezonojë ndjenjat tona pro-amerikane, admirimin që kemi ne për vendin e madh të lirisë, partnerit kryesor.
Edi Rama e merr si mburojë Amerikën për të fshehur korruptimin që i bëri McGonigal në aktin më të pabesë, më të turpshëm, në një akt urrejtje ndaj SHBA. Thotë se SHBA nuk mund të korruptohen. SHBA nuk korruptohen, por korruptohet McGonigali nga kryekorruptori i Shqipërisë dhe rajonit. Korruptohet guvernatorja, nuk përfaqëson ajo diplomacinë amerikane, që është diplomacia lider.
Asnjë lloj insinuate nuk mund të ketë. Ne do bëjmë gjithçka, të komunikojmë, të paraqesim të vërtetat tona në administratën e SHBA, Kongresin e SHBA. Sikundër ne do mbrojmë të drejtën, demokracinë në mënyrën më absolute në vendin tonë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …

Leave a Reply