Duhet një gogol për të mbuluar gjithë këtë poshtërsi…

Nga Iva V.GRILLO

Kerkohet nje gogol…

Shikoj qe shkermoqja e pluralizmit ne Shqiperine e 2023, ka aktivizuar korin e atyre per te cilet kapja e shtetit na qenka vetem diçka periferike…

Nderkohe qe drejtesia, institucionet dhe gjithe hapesira politike eshte vetem ne nje pale duar, kori mjeran por i mireorkestruar vazhdon refrenin me “gogol”…

U duhet nje gogol atyre qe Shqiperine e shohin thjeshte si nje kazerme ushtarake, sheshpushim refugjatesh, treg, rruge trafiqesh, ngaster eskperimentale te egos se tyre, han me shtate porta ku hanxhiut batakci mjafton ti shkelin syrin.

U duhet nje gogol atyre qe kane nxjerre atdheun ne rruge te madhe, si nje “zonje te perlyeme”, duke shitur gjithe “hiret” e saj: detet, plazhet, sitet arkeologjike, hidrocentralet, naften,truallet e ndertimit…madje dhe vete shqiptaret…

U duhet nje gogol atyre qe duan te zene nje cope qoshe ne politike, ate qoshe qe kellqet e tyre nuk ua siguruan kurre. Edhe atyre u duhet nje gogol… i madh, i keq dhe i shemtuar.

U duhet nje gogol atyre qe kane rene dakord me veten te mos t’a tregojne me gisht kete batak, por e kalojne “lumin” e vet moral duke bertitur: fajin e ka gogoli.

Duhet nje gogol, per te mbuluar gjithe kete poshtersi…

Ne mos qofte, u krijofte!

#stopfarsesrama

#enoughisenough

About Redaksia

Check Also

Fundosje totale e SPAK në llumin e pandëshkueshmërisë rilindase!

Nga Petrit VASILI Edhe shqiptari mē i fundit përfshirë edhe socialistët e ka shumë të …

Leave a Reply