Ti e ban ndryshimin! Elbasani ka nevojë për ty!

Nga Luçiano BOÇI

Kontratën e nisur me demokratët në 4 dhjetor pas procesit të Primareve dhe kontratën e përhershme që kam lidhur me qytetarët e Elbasanit, të cilët më kanë besuar dhe votuar vazhdimisht në çdo betejë elektorale, e kam të panegociueshme dhe të pazgjidhshme!

Përpjekja për ta zhbërë Partinë Demokratike, duke rrëmbyer dhunshëm të drejtën e saj për t’u regjistruar në zgjedhje, nuk do të pengojë kurrsesi betejën tonë të nisur për ndryshimin e Elbasanit!

Demokratët do dinë të jenë të bashkuar në një përballje që, përtej çdo problematike që ka brenda nesh, të ngrihen në lartësinë e përgjegjësisë politike dhe qytetare duke u përballur të gjithë bashkë me një pushtet të kalbur që ka 16 vjet që sundon Elbasanin!

Miqtë e mi, bashkëpunëtorë dhe bashkëudhëtarë të qindra betejave në Partinë Demokratike unë ju bëj thirrje të vazhdojmë pa u ndaluar këtë rrugëtim që pa diskutim do të sjellë fitoren, për t’i rikthyer më në fund qytetarëve, bashkinë.

Unë u bëj thirrje të gjithë strukturave të Partisë Demokratike në Elbasan, të jenë tërësisht të angazhuara në misionin tonë për t’u përballur drejtpërdrejt me regjimin e drejtuar nga Edi Rama dhe ushtarët e tij lokalë!

Ajo që dje u mendua si goditje për eleminim, do të shndërrohet në ushtrimin më të fortë të demokracisë!

Ne kemi treguar se ia dalim! Të gjithë bashkë do t’ia dalim! Secili prej jush e ka në dorën e tij për të bërë ndryshimin!

Përtej fjalëve: Ti, e ban ndryshimin! Elbasani ka nevojë për ty!

About Redaksia

Check Also

Ju “votoni” …ne numërojmë (dhe çertifikojmë)!

Nga Iva V.GRILLO Duhet të kesh siguri shumë të madhe që të çertifikosh “fap…e fap…e …

Leave a Reply