Berisha: PD përmes forumeve të saj, u dha përgjigje shkatërrimtare projekteve të Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në një konferencë për shtyp se, Partia Demokratike përmes forumeve të saj, u dha përgjigje më të vendosur dhe më shkatërrimtare projekteve të Edi Ramës. Berisha tha se, Revolucioni demokratik nuk mbaron në asnjë çast.

“Në vlerësimin tim, PD përmes forumeve të saj, u dha përgjigje më të vendosur dhe më shkatërrimtare projekteve të Edi Ramës, të asistuara në kundërshtim flagrant me ligj dhe normë nga guvernatorja Yuri Kim, për qëllime personale, të cilat synonin largimin e PD nga zgjedhjet me moton e përbashkët: Edi Rama-McGonigal-McGonigal me fustan, për shkatërrimin e kësaj partie.

Gjykoj dhe vlerësoj se përballë këtyre akteve primitive hakmarrëse, antidemokratike, forumet e partisë reaguan në mënyrën më të vendosur, reaguan në mënyrën më demokratike dhe më kushtetuese.

Në radhët e anëtarësisë së PD, drejtuesve të saj në qendër dhe bazë, shtabeve elektorale të kandidatëve tanë, ka një gjallërim të paparë. Mbështetja për PD-në pas këtyre akteve të turpshme dhe primitive, të cilat kanë synim çelikosjen apo konsolidimin e monizmit të kufomës politike Edi Rama, dështoi tërësisht.

Përkundrazi, nxitën një energjizim të madh, një frymëzim të madh të atyre që shndërruan PD-në në parti të vërtetë opozitare, të atyre që besojnë se Shqipëria duhet të ketë pluralizëm.

Jam këtu për t’u përcjellë një përshëndetje të zjarrtë të gjithë anëtarëve, simpatizantë të PD, t’ju shpreh mirënjohje për gatishmërinë e tyre për të shumëfishuar betejën tonë.

Revolucioni demokratik nuk mbaron në asnjë çast”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply