Berisha: PD është një dhe vetëm një, është ajo e anëtarësisë, Basha-Alibeaj, pengje

Berisha tha në konferencën për shtyp se, PD është një dhe vetëm një, është ajo e anëtarësisë! Ai tha se, nuk ekziston fraksioni, ekziston fraksioni i pengjeve të Edi Ramës, që përbëhet nga dy persona: Lul Brava dhe AliBasha.

“Pengjet janë pengje. Zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit. Nuk ekziston fraksioni. Ekziston fraksioni i pengjeve të Edi Ramës, që përbëhet nga dy persona: Lul Brava dhe AliBasha.

PD është një dhe vetëm një, është ajo e anëtarësisë, është ajo që ka mbështetjen masive te qytetarët shqiptarët, është ajo që ka vendimin e gjykatës së faktit për regjistrimin dhe nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër.

Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë si donkishotër betejën me ketë forcë që ka për frymëzim lirinë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Partia mbi drejtësinë/ Grusht Shteti-Rama i bën gjyqin prokurorëve për Ballukun

Rama jo vetëm që nuk ka lejuar sot SPAK të arrestojë Ballukun, por ka shkuar …

Leave a Reply