Ancelotti i lodhur nga sjellja dhe nga qëndrimi i Hazard, belgut i jepet ultimatum

Carlo Ancelotti i ka dhënë ultimatum Eden Hazardit pasi është lodhur nga sjellja e futbollistit belg. Trajneri i Real Madridit e ka shprehur disa herë brengën e tij për qëndrimin e dobët dhe të harxhuar të ish-futbollistit të Chelseat në fanellën e “Los Blancos”.

Për këtë arsye, raporton mediumi “El Nacional”, trajneri italian ka arritur deri në atë pikë që ta marrë një vendim drastik për futbollistin ofenziv: brenda ose jashtë.

Me pak fjalë, e ardhmja e futbollistit të krahut të majtë është totalisht në duart e tij.

I transferuar në vitin 2019 në Madrid për afro 160 milionë euro, Hazard nuk ka treguar asgjë në “Santiago Bernabeu”.

Në këtë sezon ai i ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka dështuar në secilin sezon deri tani.

Ai mund të largohet nga kryeqyteti spanjoll në fund të këtij sezoni dhe ish-futbollisti i Chelsea ka mundësi të rikthehet në Angli.

About Redaksia

Check Also

Askush si Los Blancos në Europë!

Real Madrid vazhdon të mbizotërojë në botën e futbollit. Los Blancos, pasi fituan Champions League, …

Leave a Reply