‘7 marsi’ i gjen fëmijët dhe mësuesit pa shkolla që pas tërmetit, Emirjana Sako premtime elektorale

‘7 marsi’ i gjen fëmijët dhe mësuesit e Ishmit pa shkolla. Kryebashkiakja Durrësit, Emiriana Sako me premtime elektorale, shkollat e planifikuara për t’u rindërtuar pas tërmetit të nëntorit nuk janë ende gati

DEKLARATË PËR MEDIA, SEKRETARJA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN, JOLA HYSAJ

Sot është 7 marsi, dita e mësuesit. Gëzuar të gjithë mësuesve dhe mësueseve të Shqipërisë, dhe atyre që jetojnë në diasporë, apo atyre që kanë dalë në pension, por ia kan kushtuar një jetë të tërë mësimdhënies.

Të gjithë janë një shtyllë në formimin tonë dhe të brezave, dhe Partia demokratike i përshëndet dhe ua njeh vendin e rëndësishëm në historinë e vendit.

Por, kur vjen te arsimi, jo të gjitha urimet i gjejnë të gjithë mësuesit dhe nxënësit në shkollat e tyre këtë 7 mars. Merrni për shembull Ishmin, fashtin e bukur mes Durrësit dhe Krujës.

2 nga 4 shkollat e planifikuara për t’u rindërtuar pas tërmetit të nëntorit ende nuk janë gati për nxënësit dhe mësuesit e tyre. Nga verifikimi në terren rezulton se njëra nga shkolla është në pritje të tenderit, ndërsa për shkollën tjetër nuk është dhënë certifikata e pronësisë.

Në 25 shkurt 2022, kandidatja për kryetare e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u premtoi banorëve investime në Njësinë Administrative Ishëm.

Konkretisht Sako foli për infrastrukturë, ndërtimin e qendrave të reja shëndetësore, shkolla dhe kopshte të reja për banorët.

Po 224 nxënësit dhe 35 fëmijët e kopshtit të shkollës Rexhep Mezini, në mungesë të ndërtesës, udhëtojnë çdo ditë për në Lalëz, ku ndodhet shkolla “Vat Bushi”, e cila është rikonstruktuar përpara se nxënësit të transferohen aty.

Nxënësit transportohen me vetëm 2 autobusë, ndërsa rruga zgjat të paktën 20 minuta. Dy mjetet shërbejnë për transportin e rreth 200 nxënësve, të shpërndarë në fshatrat Likmetaj, Kërtushaj, Kapidanaj, Gjuricaj, Lalëz, Kuraten, Bizë, Draç dhe Shetaj.

Banorët janë larguar pikërisht për shkak të arsmimit, ca në Durrës e të tjerë larg Shqipërisë në përpjekje për të siguruar dhe arsimuar fëmijët e tyre.

Banorët tregojnë se klasat janë katandisur me shumë pak nxënës për shkak të largësisë dhe kushteve të vështira të transportit.

Shkolla “Pren Simoni” është në pritje të çertifikatës së pronësisë.
Një tjetër shkollë 9 vjecare në zonën e Ishmit, e cila ishte rionstruktuar gati një vit para tërmetit, do të rindërtohet nga e para.

Situata ëshë e njëjtë edhe në shëndetësi. I vetmi I nvestim për një qendër shëndetësore është kryer nga të huajt, por nuk ka dhe nuk janë planifikuar investime të reja.

Sot, mjafton të ecësh në rrugët e Ishmit dhe kupton se kjo që ka ndodhur është pasojë e politikave të gabuara të bashkisë së Durrësit, e cila e ka lënë në harresë këtë zone. Përveç premtimeve në fushata elektorale asnjë investim nuk është kryer.

Sa I takon qeverisë ajo është e zënë me projekte si marina ku hidhet shumë dhe fitohet shumë. Nxënësit e Ishmit, kur të rriten mund të vijnë në Marinën e Ramës, Dakos dhe Sakos vetëm për të parë dhe ikur, si personazhi i Migjenit që shihte “mollën e ndalueme”.

About Redaksia

Check Also

Protesta, VOA: Opozita në betejë pa kthim në të gjithë vendin

Në Shqipëri, pas muajsh të gjatë përplasjesh në parlament, opozita mblodhi mbrëmjen e së martës …

Leave a Reply