Strazimiri-Alibeajt: Kush ju mban për fyti dhe ju detyron ta turpëroni logon?

Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratave të Enkelejd Alibeaj se kërkon që kandidatët e dalë nga primaret të regjistrohen nën logon e partisë ku kryetar rezulton Lulzim Basha.

Në postimin e tij në Facebook, Strazimiri ka pyetur Alibeajn se kush i kapi për veshi dhe i detyroi të vazhdonin lojën e ndyrë me vulë e gjykata kundër demokratëve, pasi u kishit dorëzuar vullnetarisht godinën?

Reagimi

Veprimi i parë si “drejtues”, ishte zbrazja e zyrave…

Sa kohë pas asaj nate kur zbrazët zyrat dhe ikët nga godina, u ndjetë “drejtues” të PD-së?

Kush erdhi ju kapi për veshi dhe ju detyroi të vazhdoni lojën e ndyrë me vulë e gjykata kundër demokratëve, pasi u kishit dorëzuar vullnetarisht godinën?

Kush ju mban për fyti dhe ju detyron ta turpëroni logon edhe më keq se ç’e turpëruat me rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit?

Nëse duhet të bisedojmë, biseda fillon nga këtu…🤷‍♂️

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës!

Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën …

Leave a Reply