Autorizimi i Bashës për Alibeajn si letër higjenike

Autorizimi që Basha i ka lëhsuar Alibeajt nuk ka asnjë vlerë juridike pasi është qesharake të mendosh se një parti mund të trashëgohet si një pronë private.

Dokumentacioni i dorëzuar nga Indrit Sefa, përfaqësuesi i Enkelejd Alibeajt në KQZ është i falsifikuar ose konfirmon pengmarrjen e logos së PD. E gjithë praktika është e bazuar mbi një autorizim që Lulzim Basha i jep Enkelejd Alibeajt duke e emëruar si kryetar. Por ky dokument, ose është i falsifikuar nga Enkelejd Alibeaj, ose Lulzim Basha konfirmon se kjo pengmarrje ka qenë një skenar i paracaktuar që me dorëheqjen e tij dhe tashmë po zbatohet hap pas hapi duke mbajtur peng logon e Partisë Demokratike.

Sipas dokumentit të dorëzuar në KQZ, autorizimi mban datën 18 mars 2022, tre ditë para se Lulzim Basha të jepte dorëheqjen. Por që në kokë të këtij autorizimi, specifikohet se Basha autorizon Enkelejd Alibeajn si përfaqësues për zgjedhjet vendore të 2023, sipas dekretit presidencial.

E pikërisht ky theksim konfirmon faktin se Lulzim Basha ka qenë i qartë, se logoja e PD do të mbahej peng edhe për zgjedhje lokale për t’i dhënë avantazh Edi Ramës, e duket se Basha ka ditur vendimin e Gjykatës së Apelit, mosreagimin e deputetëve apo që demokratët nuk do të mund të ringriheshin.

E nëse nuk është kështu, varianti më i mirë është që Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kanë falsifikuar dokumentin, duke e nënshkruar sot, dhe për të mbuluar gjurmët i kanë vendosur datën 18 mars 2022, duke u tallur kështu jo vetëm me ata që tërheqin pas vetes, por edhe me të gjithë demokratët. Duke ditur përgjegjësinë ligjore për këtë akt falsifikimi edhe juristi Indrit Sefa, që kreu dorëzimin në KQZ, refuzoi që të konfirmonte vërtetësinë e tyre.

About Redaksia

Check Also

Video/ Chris LaCivita mesazh Ramës: Jam rrugës për në Shqipëri! Ta bëjmë sërish Shqipërinë Madhështore!

Chris LaCivita, kryestrategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA, ka …

Leave a Reply