Messi flet për të ardhmen, PSG-në dhe për raportin me Mbappe

Lionel Messi është lidhur me një largim të mundshëm nga Paris Saint-Germaini pasi t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni. Por, duket se kampioni i botës është i kënaqur në kryeqytetin francez dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta vazhdojë eksperiencën në “Parkun e Princave”.

Edhe pse spekulohej për një krisje të raporteve të tij me Kylian Mbappen, ish-futbollisti i Barcelonës thotë se ndihet komod përkrah francezit, me të cilin synon të arrijë gjëra të mëdha.

“Është e vërtetë se po ndihem mjaft mirë. Në vitin e parë kisha paksa nevojë të adaptohesha në Paris për arsye të ndryshme. Por, e nisa këtë sezon krejt ndryshe, me shumë dëshirë. Ndihem më komod dhe rehat në klub, me qytetin, me gjithçka që do të thotë Paris”, deklaroi shtatë herë fituesi i Topit të artë për uebfaqen zyrtare të klubit.

“E vërteta është se unë jam duke e shijuar këtë sezon. Mendoj se krejt jeta ime ka qenë kështu. Rreth dedikimit, punës, përpjekjes dhe dëshirës për më shumë çdo ditë. Kam arritur në një klub të ri dhe dua ta fitoj titullin me Parisin.”

“Dua të jemi në gjendje t’i arrijmë objektivat e mëdhenj dhe të rëndësishëm që ia kemi vënë vetes në fillim të sezonit. Kylian i realizoi tre gola të jashtëzakonshëm në finale të Botërorit. Dhe tash, është e vërtetë se është një ndjenjë mjaft e mirë të luajmë në të njëjtin ekip me të. Shpresoj që të bëjmë gjëra të mëdha këtu në Paris”.

PSG-ja e ka ende mundësinë që ta fitojë Ligën e Kampionëve, edhe pse do të ketë punë mjaft të vështirë pasi u mposht në shtëpi nga Bayern Munichu në ndeshjen e parë të së tetës së finales.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Munich këtë të mërkurë dhe parisienët do ta kërkojnë përmbysjen e madhe në “Allianz Arena”. 

About Redaksia

Check Also

Bayern Munich del me njoftim zyrtar për trajnerin Tuchel  

Thomas Tuchel përfundoi në qendër të ciklonit, pjesa më e madhe e ambientit bëri përgjegjës …

Leave a Reply