8 Marsi, Berisha bashkëbisedim me gra dhe vajza të qarkut Shkodër

Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gra dhe vajza të qarkut Shkodër. Berisha e cilësoi vendimtar rolin e grave dhe ish të përndjekurve në përmbysjen e regjimit dhe nisjen e proceseve demokratike në Shqipëri, teksa theksoi se shqiptarët me votë të lirë do të mbrojnë pluralizmin.

Berisha tha se, martirja e parë në Shkodër është nëna që u muros në kalanë e Rozafës. Për kryetarin e PD, Shkodra në dekada do mbetet simbol i qëndresës për dinjitet, ndërkohë argumentoi se qeveria Rama prej 10 vitesh e ka izoluar metropolin verior në aspektin e investimeve.
Në përfundim të takimit, kryedemokrati vendosi tu dhuronte trëndafila të bardhë zonjave shkodranë, teksa së bashku kënduan këngën “Lulebore”.

About Redaksia

Check Also

“Kushtetuesja fasadë e regjimit”/ Deklarata e Kryetares që e bëri Ramën të largohet

“Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është …

Leave a Reply