Rexh Byberi fundos Bashkinë e Tropojë në borxhe. Ivi Kaso: Organet ligjzbatuese të ndërmarrin hapa konkrete

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PD, IVI KASO

Situata që sa vjen e rëndohet, duke çuar në faliment total Bashkinë Tropojë, zanafillën e ka në vitin 2020, me rrugët pa rrugë të të dërguarit të Ramës në Tropojë, Rexh Byberi.
Për shembull:
1.Rikonstruksion i pesë segmenteve rrugore rurale, me fond limit 3.56 milion euro, parashikuar për t’u likujduar brenda vitit 2023, ka ende të pashlyera 1.83 milion euro.
2.Rikualifikimi Urban te Lagjia Partizani, me vlerë 560.000 euro, ka të pashlyer 504.000 euro.
-Detyrimet e pashlyera për energjinë elektrike, sipas të dhënave nga OSHEE, nga Janari 2020-Janar 2023: 505.000 euro.
-Detyrime në investime të trashëguara nga viti 2020-2023: 2.340.000 euro.
-Detyrimet nga vendimet gjyqësore të humbura nga bashkia Tropojë ndaj punonjësve të larguar padrejtësisht nga puna kapin vlerën mbi 170.000 euro.
-Detyrime në investime të vitit 2019, për 4 segmente rrugore, si dhe pjesa e bashkëfinancimit për objektet shkollore janë 600.000 euro, por nuk janë likujduar nga Bashka me arsyetimin “se ato nuk i kemi bërë ne”.
Siç shikohet ky detyrim ka tejkaluar mbi 1.5 herë buxhetin total që i akordohet bashkisë nga qeveria qendrore në vit. Kjo është një bashki e fundosur në borxhe, evidentuar edhe në raportin mbi statusin e vështirësisë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore, publikuar nga Ministria e Financave.
Linku: https://financa.gov.al/wp-content/uploads/2022/08/Raporti-mbi-statusin-e-veshtiresive-financiare-2021-1.pdf
Në këto kushte bashkia Tropoje duhej të merrte statusin e bashkive në vështirësi financiare.
Bashkia Tropojë, jo vetëm që nuk likujdon detyrimet, por vazhdon avazin me prokurime 4 vjeçare në fund të mandatit, në kundërshtim të plotë me Kodin zgjedhor, duke hapur proçedura pa patur fonde për prokurime rrugësh, pa mbaruar ato që ka nisur.
Para pak ditësh është shpallur një prokurim në vlerë totale 2.1 milion euro, fonde të cilat nuk ekzistojnë në buxhetin e bashkisë Tropojë.
Nëse bashkia Tropojë vazhdon me këto proçedura fictive, borxhi total do të shkojë në 4.9 milion euro, çka do të thotë që në të ardhmen të punonjë vetëm për shlyerje borxhi, dhe në bashki të mos punojë askush, përveç kryetarit, i cili vetëm duhet të firmosë borxhet dhe dekorata mirënjohje për McGonigalët.
Pagat e bashkisë për një vit janë 1.8 milion euro, pa përfshirë asnjë shpenzim tjetër.
“Heroi i punës socialiste” Byberi, mashtron njerëzit duke bërë gjoja punësime tre mujore, siç bëri në vitin 2021 në zgjedhjet e përgjithshme, duke marrë punonjës me kontratë të përkohshme në kundërshtim me Kodin zgjedhor.
Që nga emërimi në krye të bashkisë, sipas raportit të Kontrollit të lartë të shtetit ka larguar nga puna mbi 150 punonjës. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë profesionistë duke shkatërruar administratën e këtij institucioni.
Në fillim të këtij viti ai ka filluar të shantazhojë punonjësit, në kundërshtim me ligjin, për largim nga puna. I tillë është rasti i punonjësve të gjendjes civile, edhe pse kanë përvojë pune mbi 25 vjecare.
Për këto që ka bërë do të përgjigjet ligjërisht dhe për këto që po vazhdon të bëjë i bëjmë thirrje organeve ligjëzbatuese të nisin hetimet.
Për abuzimet parazgjedhore i bëjmë thirrje Komisionerit zgjedhor që të ndërmarrë hapa për ndëshkimin e parregullsive.
Për të gjitha padrejtësitë që ka bërë nga emërimi në atë detyrë do të marrë ndëshkimin qytetar në 14 Maj, dhe më pas atë penal.

About Redaksia

Check Also

Gjiknuri u pyet për inceneratorët apo aferën McGonigal, përgjigjja…

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikes, Damian GJiknuri ka dalë nga SPAK pasi është marrë në …

Leave a Reply