8 Marsi/ Këlliçi i dhuron lule shitëseve ambulante: Bashkia nuk do të jetë më terrori i nevojtarëve

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi i ka dhuruar lule shitëseve ambulante në rrugët e kryeqytetit. Këlliçi shkruan në Facebook se, pak muaj dhe do të gjejmë një zgjidhje përfundimtare mes Bashkisë Tiranë dhe shitësve ambulantë. Nuk do të jetë bashkia terrori i nevojtarëve!.

Postimi

Shumë lotë kemi parë këto vite. Skena që nuk dalin nga mendja. Konfiskime të tezgave me forcë, trajtim pa respekt për njerëz që luftojnë çdo ditë me ekzistencën.

Pak muaj dhe do të gjejmë një zgjidhje përfundimtare mes Bashkisë Tiranë dhe shitësve ambulantë. Nuk do të jetë bashkia terrori i nevojtarëve!

Më shumë dashuri dhe respekt!

About Redaksia

Check Also

Incidenti me delegacionin e Izraelit në Tiranë

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, priti në një takim zyrtar …

Leave a Reply