Berisha në Mallakastër: Sot çdo njeri i detyrohet pafundësisht nënës!

Kryetari i PD, Sali Berisha takimin me demokratët e Mallakastrës e nisi me fjalë dedikuar simbolikës së 8 marsit, ditës së gruas. Berisha tha se, sot çdo njeri i detyrohet pafundësisht nënës. Ai tha se ekzistencën tonë ia dedikojmë Nënës Shqipëri.

“Së pari ju ftoj të ju përcjellim sot, nënave, motrave, vajzave të Mallakastrës dhe mbarë Shqipërisë, nderimet tona më të thella, për gëzimet tona më të zjarrta, mirënjohjen tonë më të pakufishme. Kushdo, çdo njeri, dhe kudo, i detyrohet pafundësisht nënës, kurse ne si komb jetim në të vërtetën e historisë, pa kushërinj të tjerë, ne më shumë se kushdo tjetër ekzistencën tonë ja dedikojmë nënës shqiptare dhe gjuhës shqipe, të cilën ajo na mëkoi fjalë për fjalë, sapo filluam të belbëzojmë e deri sa u rritëm.

Nënat tona, gratë, vajzat janë simboli më i arrirë, i fisnikërisë, moralit, qëndresës, atdhedashurisë, i shpirtit të dhimbsur. Me vyrtytet shpirtërore të nënës dhe gruas shqiptare, ndodhi vetëm njëherë në historinë e njerëzimit, një grua që nuk u bë kurrë nënë, të meritojë dhe të shpallet nënë e mbarë njerëzimit, dhe kjo ishte Nënë Tereza.

Ndaj dhe le të urojmë ne dhe të përulemi me nderimin më të madh, me mirënjohje dhe detyrim të pakufijshëm ndaj tyre, meritojnë çdo respekt, çdo nderim të cilin ne ua kemi borxh për jetë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply