Berisha: Sot hapim fushatën elektorale të fitores në Mallakastër

Partia Demokratike çeli sot fushatën elektorale në bashkinë e Mallakastrës. Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi para simpatizantëve dhe qytetarëve kandidaturën e Resmi Shanos, i dalë nga primaret e PD.

Berisha kërkoi votat për kandidaturën e opozitës i zgjedhur nga vetë demokratët, ndërsa theksoi se alternativa tjetër vjen nga bandat dhe mafiozët të cilët nuk kanë për interes qytetarët.

“Sot kemi edhe një tjetër ngjarje të madhe. Ne paraqesim para jush kandidatin për kryetar bashkie, të Mallakastrës zotin Resmi Shano, i cili është një bir i juaj, i cili siç e dini, e njihni me respekt, me dashuri me përkushtim është kujdesur vite e vite dhe ka mësuar fëmijët tuaj. Ai përfaqëson një familje dinjitoze mallakastriote, ai përfaqëson vyrtitet, moralin e shkëlqyer të mallakastriotëve. Ai ka për ju respektin dhe dashurinë më të madhe.

Prandaj vijmë këtu me shumë krenari për ta paraqitur para jush. Vijmë këtu për të çelur gjithashtu fushatën elektorale të fitores së PD-së. Resmiu është kandidati që ka mbështetjen e plotë dhe totale të PD-së dhe Sali Berishës. Por Resmiu është kandidati juaj, i zgjedhur nga ju me votën tuaj të lirë. Nuk vjen nga zyrat e askërkujtë, vjen nga ju, nga dëshira juaj. Kandidati i Edi Ramës është kandidati i Rama-Gonigal i mafiozëve, i bandave, i krimeve dhe vjedhjeve. Atë se lidh asgjë me ju”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Qeveria Rama “njësh” me krimin, kush janë dy bosët shqiptarë me lidhje politike

Dalin detaje të reja nga dosja e shumëpërfolur “Black Eagle” (Shqiponja e zezë), që ka …

Leave a Reply