Berisha: Krimi më i madh që ka bërë kjo qeveri, ka qenë bllokimi i rritjes së rrogave dhe pensioneve

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh nga Mallakastra se, krimi më i madh që ka bërë kjo qeveri, ka qenë bllokimi i rritjes së rrogave dhe pensioneve. Berisha tha se, asnjë kryeministër nuk e bëjnë këtë, përveç Edi Ramës.

“Sot shqiptarët kanë shumë probleme, por Mallakastra, Ballshi dhe shqiptarët kudo që janë, problemin absolut numër 1 kanë varfërinë dhe problemin ekonomik, sepse në Mallakastër dhe kudo në Shqipëri, në 9 vite të qeverisjes rrogat jo vetëm që nuk u rritën, por u zvogëluan për shkak të inflacionit, të paktën 30%. Rrogat që 8 vite më parë ishin më të lartat në rajon, në Rumani dhe Bullgari që ishin vende të BE-së, sot janë 40-60 % më të ulëta se në Kosovë. Sot mësuesit në Shqipëri marrin 50% më pak se në Kosovë, marrin sa gjysma e rrogës në Malin e Zi, Sot mjekët marrin një rrogë sa gjysma e rrogës në Kosovë, sot ndihma ekonomike në Shqipëri është qesharake, ndihma për fermerët është qesharake. Por po të shifni buxhetin, të ardhurat dhe borxhet që ka marrë kjo qeveri, ato janë ju garantoj  pa asnjë diskutim të mjaftueshme dhe të teprueshme për ti pasë rritur 3 herë rrogat në Shqipëri.

Atyre që ju duket tepri kjo që them, u rikujtoj, marrim shifrat. Në vitet 2005-2013 me të ardhurat që mblidheshin dhe borxhin që merrej, rrogat, pensionet u dyfishuan, taksat, sigurimet shoqërore u përgjysmuan. U ndërtuan 11 mijë km rrugë, 1300 objektet arsimore, u ndërtuan qindra ndërtesa mjekësore. Shqipëria nga 4% internetin arriti në 63, borxhi sa u rrit thoni ju, 4.4 %, nga 58.2 që e la Fatos Nano, shkoi në 62.6 dhe kjo është e vërtetë. Çfarë ndodhi në këto vite. Rrogat jo që nuk u rritën, por me inflacionin u zvogëluan, dhe ky është krim i shëmtuar. Krimi më i madh që ka bërë kjo qeveri, ka qenë bllokimi i rrogave dhe pensioneve. Të bllokosh rrogat dhe pensionet do të thotë të mos e ndjesh fare se çfarë hallesh ekonomike kanë qytetarët e tua, të mos dëshirosh që ata të mëkëmben, që ata të bëjnë një jetë më të mirë, që ata të begatojnë.

Asnjë kryeministër nuk e bëjnë këtë, përveç Edi Ramës. Erdhi Dritan Abazoviçi dhe tha, unë 4 vjet ndenja, por 200 euro i rrita rrogat. Dhe ky ja majti mend si inatçor dhe kur shkoi në Mal të Zi, duke folur për urën e Bunës, i tha atë urë bëjeni ju se keni rritur rrogat. Cinizëm, i turpshëm. Kosova ka gjysmën e buxhetit tonë, Kosova ka 2 miliardë të ardhura, ne e kemi 4 miliardë euro. Ra kriza e fundit, jo rrogat, por çdo studenti i dha shtesë 100 euro në muaj, çdo pensionisti i dha 100 euro. Por sigurisht, por të kesh ndjenja njerëzore, bën diçka për ata njerëz”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …

Leave a Reply