Meta: Elbasani nuk e meriton këtë varfëri dhe kriminalitet, Luçiano Boçi do t’i kthejë buzëqeshjen

Nga Elbasani ku prezantoi listën e kandidatëve të Partisë së Lirisë për këshilltarë, Ilir Meta kërkoi mbështje për kandidatin e opozitës, Luçiano Boçi. Meta tha se Elbasani po vuan varfërinë dhe kriminalitetin duke u renditur si qarku i dytë më i varfër në vend pavarësisht nga resurset dhe potencialet që disponon.

Kreu i PL tha se, 14 maji duhet të jetë një tjetër ditë feste duke theksuar se Elbasani duhet të udhëhiqet nga mendje të ndritura dhe të shquara si Luçiano Boçi.

“Me kandidatin tonë të përbashkët, profesor Luçiano Boçin dhe shumë intelektualë të tjerë, do t’i kthejmë buzëqeshjen Elbasanit. Nuk e meriton Elbasani këtë varfëri dhe kriminalitet. Elbasani është i dyti nga 12 qarqe për nivelin e varfërisë. Nuk e meriton Elbasani këtë. Dhe së dyti, rinia duhet mbajtur këtu. Me figura kaq të përgjegjshme, të formuara, me këtë ekspericë tashmë të shkëlqyer që kanë, duke i dhënë të gjithë mbështetjen Luçiano Boçit, Elbasanit do t’i kthehet buzëqeshja. 14 maji do të jetë një tjetër ditë feste. Elbasani duhet të udhëhiqet nga mendje të ndritura që kurrë nuk i kanë munguar”, u shpreh Meta.

Ai theksoi se mbështetja e qeverisë për të rinjtë në vendin tonë lë për të dëshiruar, ndërsa premtoi një fushatë model për 14 majin ku tha se “zëri i qytetarëve do mbizotërojë në drejtimin e Bashkisë”.

“Unë besoj se Elbasani me një kryebashkiak të ri si Luçiano Boçi që tashme është një figurë e shquar, Elbasani me figura të tilla do të arrijë që të demonstrojë një vizion të sigurt për rimëkëmbjen e tij të shpejtë për të shprehur të gjitha potencialet që ka Elbasani në zhvillim.

Dje për 7 mars u detyrova të tregoja disa shifra tronditëse ku nuk jemi ndalur për të kuptuar ku jemi ne në raport me të ardhmen dhe me vendet e rajonit gati 20% ka rënë nga viti 2021 numri i atyre që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta në Shqipëri ndërsa në vendet e tjera të rajonit ka përmirësimet të ndershme dhe kjo ndodh sepse cilësua e shkollës dhe e edukimit është në nivele mjaft të përkeqësuara por edhe mbështetja ndaj të rinjve lë shumë për të dëshiruar shumë lënë shkollën sepse nuk përballojnë dot kostot e jetesës, unë besoj se me Rudinë dhe me shumë intelektuale si ajo ne të krijojmë një qendër të re graviteti për zhvillimet në Elbasan.

Pushtetet e paligjshme përjashtojnë qytetarët nga qeverisja vendore dhe qendrore, ne jo vetëm do të bëjmë një fushatë model por pas fitores do të jenë garancia se zëri juaj i grave dhe nënave dhe qytetarëve do të mbizotërojë në drejtimin e Bashkisë për mbajtjen e premtimeve dhe njëkohësisht për ta vendosur Bashkinë në funksionin tuaj. Do të kemi në krye të fushatës gra të zonja dhe intelektuale sepse besojmë te fuqia e ideve dhe njëkohësisht besojë se përmes këtyre zonja japim mundësi ta bëjmë më njerëzore këtë politikë kaq të egër, ta bëjmë më të përkushtuar”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply