Paloka: Yuri Kim mbështeti projektin e Ramës dhe Vuçiç atëherë kur iu duhej atyre…

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u shfaq shumë aktive në skenën politike të vendit këto orët e fundit. Ajo jo vetëm takoi disa drejtues të politikës, por bëri edhe një deklaratë ku u duk se ‘lau duart’ me nismën e Ballkanit të Hapur, të cilën e pati mbështetur edhe pse ajo thelloi ndarjet në rajon. Kim tha se mbështesim Procesin e Berlinit, ndërsa shtoi se e kishin mbështetur Ballkanin e Hapur pasi gjërat nuk po lëviznin.

“Ne jemi mbështetës të fortë të Procesit të Berlinit, dhe gjatë kohës kur Procesi i Berlinit nuk po lëvizte, ishim mbështetës të fortë të Ballkanit të Hapur. Ne mendojmë se zhvillimet pozitive do të krijojnë më shumë prosperitet për rajonin e Ballkanit. Vende të tjera në rajon duhet të ndjekin shembullin që ka vendosur Shqipëria, i cili është i qartë për të refuzuar përpjekjet ruse për të infiltruar në politikën e brendshme”, tha Yuri Kim, e cila mbështeti projektin e Ramës dhe Aleksandër Vuçiç atëherë kur iu duhej atyre politikisht.

Kim u takua sot me Damian Gjiknurin, e akuzuar si person kyç i aferës së McGonigal në Shqipëri dhe më pas me Enkelejd Alibeajn, të cilin e ndihmoi të merrte vulën e PD-së, edhe pse nuk ka mbështetës pas vetes.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply