Berisha uron qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave: Hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE

Liderii opozitës, Sali Berisha, reagoi pasi ministrat e Bashkimit Europian i hapën dritën jeshile liberalizimit të vizave me Kosovën.

Reagimi

Ministrat e BE-së miratojnë në unanimitet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Të dashur miq, sot ministrat e BE-së miratuan në unanimitet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke filluar nga data 1 janari i vitit 2024.

Ky vendim, ndonëse i vonuar për Kosovën, e cila është ndër vendet më të sigurta në rajon është një arritje e vërtetë për qytetarët e saj, dhe është një hap i rëndësishëm në rrugën e afrimit dhe integrimit të saj në BE.

Urime qytetarëve dhe autoriteteve të Kosovës.

About Redaksia

Check Also

Ndodh në PS, Drejtori i Veliajt fut në burg babanë për aferën e tij

Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të …

Leave a Reply