Celibashi, 48 orë afat Bashës për të pranuar poshtërimin publik dhe pasojat ligjore

Basha ose duhet të firmosë personalisht për të futur pengjet në zgjedhje brenda 48 orëve ose ata nuk mund të futen në zgjedhje. Eshtë e qartë se Rama po kërkon ta poshtërojë publikisht. Nëse Basha pranon të firmosë në kushtet kur ka dhënë dorëheqjen publikisht atëhere duhet të pëballet me pasoja ligjore për mashtrim.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i dha 48 orë afat PD-së për të plotësuar dokumentacionin në lidhje me kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Celibashit të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së e ka Lulzim Basha.

Por subjekti nuk regjistrohet dot sot dhe dokumentet i kthehen për plotësim me afat kohor 48 orë.

“ Të drejtën për të kërkuar regjistrim bazuar në dokumentet zyrtare të cilat janë vënë në dispozicion e ka zoti zoti Lulzim Basha, ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit. Nga vlerësimi i dokumentacionit te paraqitur nga Lulzim Basha do duhet sipas ligjit që kërkesa për regjistrimin e PD të paraqitej nga kryetari i PD zoti Lulzim Basha. Në vlerësim të dokumentacionit unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Besoj se është e qartë se dhe për ju Indrit dhe për këdo tjetër. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64 të kodit zgjedhor”, tha Celibashi.

About Redaksia

Check Also

KQZ konfirmon manipulimet me votën e emigrantëve edhe në Lezhë, shifra…

Shifrat skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit konfirmohen zyrtarisht nga dokumenti zyrtar i …

Leave a Reply