Këlliçi: Qytetarët kanë nevojë për një kryebashkiak që promovon Tiranën, jo veten

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi një tur takimesh me qytetarë të cilët banojnë në zonën e “Komunës së Parisit”, në njësinë 5.

Mungesa e hapësiravë të gjelbërta, taksat e shtuara, papunësia dhe mungesa e investimeve, shqetësimet e banorëve të njësisë 5 në Tiranë. Hapësirat e gjelbërta të munguara, papunësia, apo dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë, ishin temat e bisedave që Këlliçi ndau me banorët e kësaj zone.

Përgjatë ecjes së tij Këllici zhvilloi takime dhe me operatorë të biznesit e vogël, i cili sipas tij vuan sot mungesën e vëmendjes nga bashkia dhe mbifaturimin e taksave, ku temë e diskutimit ishte ikja e të rinjve dhe nevoja për ndryshimin e këtij realiteti pas 14 majit.

Komuna e Parisit, njihet si një nga zonat me dendësinë më të madhe të ndërtimeve në Tiranë. Në përfundim të takimeve Këlliçi theksoi në postim në facebook: “Në Tiranë po zhvillohen paralelisht dy fushata, ekipi ynë në terren me qytetarët ndërsa kryebashkiaku në takime me administratën. Tirana duhet të shembulli i parë i suksesit, lidere e ndryshimit për të gjithë vendit. Këtë do e realizojmë duke promovuar njerëzit e punës, jo të llafeve. Qytetarët kanë nevojë për një kryebashkiak që promovon Tiranën, jo veten”.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply