KQZ kthen mbrapsht kërkesën për regjistrim të “pengjeve”, Celibashi: Jo në përputhje me ligjin

Kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh në mbledhjen e sotme të KZQ se të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor e ka Lulzim Basha, pasi ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit.

Duke marrë fjalën pasi dëgjoi palët e PD për regjistrimin e grupimeve të tyre përkatëse, Celibashi tha se, në perceptimin e tij, Berisha është kryetar i Partisë Demokratike. Por sipas tij, vendimi i gjykatës tregon se Basha është kryetari ligjor i PD.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi e ktheu për plotësim dokumentacioni kërkesën e firmosur nga Basha për regjistrimin e Partisë Demokratike.

“Mendoj që të drejtën për të kërkuar regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 14 majit 2023, bazuar në dokumentet zyrtare, e ka zoti Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së në pikëpamje të ligjit. Vijmë te diskutimi tjetër në lidhje me legjitimietin e kësaj kërkese. Nga vlerësimi që i kemi bërë këtij dokumentacioni, do duhej që sipas ligjit, kërkesa të paraqitej nga kryetari i PD-së, zoti Lulzim Basha.

Në vlerësimin që i kemi bërë dokumentit autorizues të zotit Basha për zotin Indrit Sefa, unë vlerësoj që ky dokumentacion nuk është i plotë me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Besoj se është e qartë që dokumentacioni autorizues duhet të jetë në përputhje me parashikimet e nenit 64 të Kodit Zgjedhor. Sipas vlerësimit tim, duhet që akti autorizues të jetë i qartë. Do t’ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara, domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të partisë politike”, theksoi ai.

Pas këtij vendimi, përfaqësuesi i grupimit të Alibeajt, Indrit Sefa kërkoi një kopje të vendimit pasi siç tha ai do ta apelojë kthimin e dokumentacionit.

About Redaksia

Check Also

Bashkëpunëtori i pa identifikuar i laboratorit të Xibrakës, si trafikonte kokainën me makinën e tij, denoncimi i Bardhit

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka denoncuar sot në një deklaratë të …

Leave a Reply