Peppone pa don Camillo: thuajse mund të ngatërrohesh përballë portretit të tij. Sikur të mos ishte për ata sy, të fiksuar dhe bosh: aspekti i vetëm i fytyrës së Stalinit, bashkë me mustaqet me të cilat mbulonte shenjat e lisë, që piktorët e regjimit nuk guxuan kurrë t’ia modifikojnë. As kur u bë një detyrim “rusifikimi” i linjave të diktatorit mizor të lindur në Gjeorgji: balli i ringritur respektivisht origjinalit, hunda tipike e shënuar e tokës së tij të origjinës e zvogëluar dhe e zgjatur, vetulla harkore e majtë e ulur në një ovale të përkryer që paraqet Stalinin, por nuk është e vërtetë. Një fytyrë e pakapshme, në portretet si në jetë, atë të njeriut që me goditje totalitarizmi shtypi çdo mospërputhje dhe kult personaliteti ndryshoi historinë ruse, duke ia përshkruar momentet vendimtare (nga dekadat e revolucioneve anticariste në Luftën e Dytë Botërore) dhe duke mbetur për rreth 30 vjet në krye të pushtetit, baba – padron i popullit sovjetik.
I besueshëm. Kush qe vërtet Josif Vissarionovich Xhugashvili, i quajtur “Stalin” (nga stal, “çelik” në rusisht)? “Mjeshtëri i urtësisë”, “kreu gjenial”, “makinisti i madh i lokomotivës së revolucionit” apo, siç u quajt edhe në Rusi pas vdekjes së tij, “më i përbindshëmi i përbindshave”, mitoman, paranojak, gjakatar dhe sadist? “Babai i vogël i popullit” me fytyrë të qetë dhe sigurues apo masakruesi i miliona opozitarëve, të vërtetë dhe sidomos të supozuar? «Stalini ka qenë një aktor i madh, i aftë ta përshtasë maskën e tij ndaj çfarëdo situate», thekson sociologu Alessandro Mongili, studiues i historisë dhe i shoqërisë ruse, në librin e tij Stalini dhe perandoria sovjetike (shtëpia botuese Giunti). «Njeriu që sot na duket si një prej diktatorëve të tmerrshëm të shekullit përshkruhej nga shumë, jo vetëm në Bashkimin Sovjetik, si një drejtues i urtë, modest dhe plot humor. Shumë gra qenë tërhequr pas tij: atyre ju dukej i sjellshëm, në xhaketën e tij të bardhë verore, i besueshëm dhe bujar me qeshje ndaj të ftuarve të tij». Edhe presidenti i ardhshëm francez Charles De Gaulle i njihte “një sharm të frikshëm” dhe kryemininstri i atëhershëm britanik Winston Churchill kujtonte i goditur se e kishte parë të fshinte lotët në teatrin Bolshoi, teksa dëgjonte baladat popullore mbi të mërguarit në Siberi. Një nga të paktët që nuk u magjeps qe Lev Trocki, antagonisti i tij direkt në Partinë Bolshevike, intelektual dhe i huaj ndaj logjikave të aparatit sa tjetri ishte i pakulturuar dhe i trashë: qysh nga takimi i tyre i parë, i ndodhur në Vjenë më 1913, ai shok kokëfort bolshevik i ishte dukur shqetëses dhe në aspekte armiqësor dhe, me kalimin e kohës, përfundoi duke e konsideruar “nuliteti më i shquar i partisë”. Asgjë nuk mund ta plagoste më shumë dashurinë e diktatorit. “Stalini është shumë i trishtuar, pasi nuk mund t’i bindë të gjithë, duke filluar nga vetëvetja, se është më i miri”, theksonte Nikolai Bukharin, ish anëtar i zyrës politike.
Fëmijëri e vështirë. Djali i tretë i Vissarion, një këpucari i kushtuar pas shishes, dhe i fshatares analfabete Ekaterina, kishte lindur në një kasolle të mjerë të lagjes rurale të Gorit, më 6 dhjetor 1878. Natyra e ishte bërë një objektiv të lehtë i rrahjeve të të atit, të djemve më të mëdhenj dhe të fatit. Por i dobëti Soso (shkurtim i Josifit) mësoi shpejt të përgjigjej me rima. Lija e dhenve, një incident me një kalë në moshën 10 vjeçare dhe, 2 vite më pas, me një kaloshinë: i mbijetoi gjithçkaje, edhe pse i lanë prapa shenja të thella. Respektivisht, shkurtimi “me shenja”, një përdorim i kompromentuar i krahut të majtë dhe epiteti i “çalamanit”. Shtatshkurtësia është fakti se kishte lindur në një prej vendeve më të përbuzura të aneksuara nga Perandoria Cariste dhe nënshtruar një rusifikimi të detyruar, bënë kusurin, duke e transformuar një djalë të heshtur dhe të prekur nga reufizimi i origjinës së tij dhe nga një ndjenjë e madhe inferioriteti, të metabolizuar me kohë në një shpirt të keq rivaliteti dhe zilie ndaj kujtdo që demosntrohej më i mirë se ai. “Çfarë të ka shtyrë të bëhesh opozitar? Mund të jetë një abuzim prindëror?”, e kishte pyetur pa mëdyshje biografi i tij gjerman, Emil Ludwig, kur tashmë fëmijëria e tij ishte një kujtim i largët. “Jo. Prindërit e mi më kanë trajtuar mjaft mirë. Një gjë tjetër është seminari teologjik, ku kam studiuar atëhere. Për protestë kundër regjimit poshtërues dhe metodave jezuite që kishte në seminar, isha i gatshëm të bëhesha dhe jam bërë një revolucionar, një mbështetës i marksizmit”, ju përgjigj Stalini. Efektivisht qe pikërisht në seminarin ortodoks të Tbilisit, ku nëna e tij shumë e devotshme e kishte shtyrë të hynte në moshën 15 vjeçare, që Soso filloi të transformohej në Koba e pamposhtur (pseudonim që djali kishte marrë hua nga heroi i një romani aventure): një i ri revolucionar socialist me karakter të ftohtë dhe i papenetrueshëm si vendet ku kishte lindur, kushtuar teksteve të ndaluara të Darwin dhe Marx shumë më tepër sesa teologjisë.
Feja e vetme. Pika e moskthimit qe viti 1898: Josifi hyri në organizatën klandestine të socialdemokratëve gjeorgjianë dhe, një vit më pas, përzihet nga seminari prej aktiviteteve të tij propagandistike marksiste. Konvertimi qe i plotë: feja e tij e vetme tashmë ishte revolucioni dhe kisha e tij, nga viti 1905, qe krahu bolshevik i Partisë Punëtore Socialdemokrate Rise, ku Lenini, kryeministri i ardhshëm i republikës ruse, shkonte duke mbledhur anëtarët më radikalë të partisë. Arrestimi i parë (1902), me akuzën e “nxitjes ndaj revoltës dhe rënies së qeverisë cariste”, do të ndiqeshin në 15 vite 7 dënime, 6 evazione dhe, në finalen e madhe, ekzili i fundit, prej 4 vitesh në Siberi (1913). Në dukje i papërfillshëm, ky djalosh me mjekërr dhe flokë gjithnjë e më të gjata i godiste shokët e burgut prej ashpërsisë së tij: “Stalini është vetë simboli i mosbesimit, tek ai ngatërrohen arësyeja, nënshtrimi, autenticiteti dhe falsiteti. I nxiste të burgosurit e tjerë të revoltoheshin, por pa u bashkuar asnjëherë me ta […] gjatë ekzekutimeve, që i trondisnin të tjerët, flinte thellësish apo studionte me qetësinë maksimale”, shkruanin për të më 1908. Ai pak njerzillëk me të cilin thuajse ishte pajisur e kishte humbur me vdekjen (1907) e gruas së re Ekaterina Svanidze, që i la, fjalët e tij, “shpirtin pabesueshmërisht bosh”, një thënie për të cilën u çinteresua dhe një seri historishë seksi, abortesh dhe fëmijësh jo të njohur. Nga gërmadhat e militantit të errët Koba po lindëte Stalini, njeriu i çeliktë i dashuruar i Liqenit të mjellmave, por akoma më shumë i balerinave të Bolshoit.
Brutal. «Megjithëse në asnjë moment gjatë periudhës revolucionare ka mbuluar role të dorës së parë, anëtarët e partisë i njohin forcën, vendosmërinë dhe aftësitë organizative», shkruan ende Mongili. Kështu, i rikthyer në Rusi pas abdikimit të carit (1917), në klimën e zjarrtë dhe të errët që ka pasuar revolucionin e tetorit Lenini i besoi postin e Komisarit të Popullit për Noacionalitetet në zyrën politike e qeverisë së re të përkohshme dhe, 5 vite më pas, postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste Ruse (Bolshevike). Qe gllënjka e parë e gotës së pushtetit dhe, në vend që t’ia shuante, ja ndezi edhe më shumë etjen. «Oportunist dhe i matur, tregohet jashtë organizatës së përkatësisë një radikal, por merr nga brenda pozicione të ndërmjetme dhe të matura», vazhdon Mongili. «Respektivisht moralizimit dhe ngurtësisë ideologjike të anëtarëve të tjerë të drejtimit, parasëgjithash Stalini udhëhiqej nga interesi i tij». Në fund deri Lenini e kupton se ka ushqyer shumë admirim për atë “Xhenxhiz Khan që ka lexuar Kapitalin”. “Stalini është tejet brutal dhe ky difekt krejtësisht i durueshëm në ambientin dhe në raportet midis nesh, komjnistëve, është i padurueshëm në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm. Prandaj u propozoj shokëve të reflektojnë mbi mjetet për ta hequr Stalinin nga ky post”, shkroi Lenini në të famshmin Testament që me vdekjen e tij (1924), Stalini u kujdes që të mbahej sekret. U rikonfirmua kështu në rolin e tij dhe qysh atëehre njeriu i çeliktë nisi ngjitjen e tij të pandalshme.
Në pushtet. “Nuk ka asgjë më të mirë sesa për ta identifikuar kundërshtarin, të përgatisësh çdo gjë, të hakmerresh për të mirën, të hash një mish të pjekur, të pish një shishe mukuzani (një verë e kuqe e Gjeorgjisë, shënimi im.), të ndezësh lullën dhe pastaj të shkosh të flesh”, kishte thënë një mbrëmje vere të 1923, duke llafosur me disa shokë. Fjalë që aposteriori i rezultuan si një paralajmërim. Duke shfrytëzuar çdo mjet, person dhe rast, doli fitimtar nga lufta për suksesionin e hapur pas vdekjes së Leninit dhe, pak e nga pak, duke fshirë çdo opozitar, i përqëndroi të gjitha pushtetet në duart e tij. “Për të drejtuar një parti të ngjashme, është e nevojshme të posedosh shumë cilësi dhe shumë i anë dhënë shokut talin: modesti, kurajo, përkushtim kauzës proletare, dijes, këmbënguljes”, lavdëruan gazetat, duke përshëndetur 50 vjetorin e diktatorit. Ndërkaq qarkullonte zëri se Stalini i rrihte ministrat dhe se, për të kuptuar nëse qenë besnikë, i fiksonte gjatë me sy pa ju folur: kush dridhej, ishte i humbur. “Stalini ishte një bretkosë dhe kushdo që i afrohej rrjetës së tij duhej të vdiste”, qe përshkrimi postum që i bëri kompozitori rus Dmitrij Shostakoviç. Tamam si brektosë, Stalini tërhiqej në daçën e tij të Kuncevo, afër Moskës, skllav i zakoneve të tij, duke i besuar vetë truprojës dhe guvernantes besnike. I obsesionuar nga frika se mos tradhëtohej, dilte sa më pak të ishte e mundur, akoma edhe më shumë pas vetëvrasjes (1932) të bashkëshortes së tij të trishtuar: Nadezhda Allilujeva.
Joafektiv. “Qe një djalë shumë i keq, pa mëdyshje, siç ka qenë një baba i keq dhe një bashkëshort i keq”, shkroi vajza e vogël Svetlana, në një libër kujtimesh të botuar në Shtetet e Bashkuara, ku ishte arratisur në 1966. “E gjithë qenia e tij ishte konsakruar tërësisht tjetrit: politikës, luftës; prandaj të huajt qenë për të gjithmonë më të rëndësishmit dhe më domethënësit se të afërmit”. Nuk gënjente. I zënë siç ishte me “spastrimet e mëdha”, në 1937 nuk mori pjesë as në funeralin e së ëmës. Herën e fundit e kishte takuar 3 vite më parë, në një prej vizitave të tij të rralla: “Josif, çfarë bën saktësisht?”, e kishte pyetur ajo. “Sekretarin e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste”, i ishte përgjigjur ai, duke i shpjeguar se ishte “një çikë si cari”. E ëma e dëgjoi, në heshtje, dhe në fund sentencioi: “Pra një mëkat që pastaj nuk je bërë prift”.
Aleatë me djallin
Një prej pamjeve simbol të Luftës së Dytë Botërore është ajo që paraqet Churchill, Roosevelt dhe Stalinin të ulur në bahçen e Pallatit Livadija (ish rezidenca e carit Nikolla i II) në Jaltë të Krimesë. Është 9 shkurti i 1945 dhe qetësia e dukshme e tre aleatëve fsheh fërkimet e pashmangshme të atyre ditëve për një marrëveshje ndoshta më e vështirë se parashikimi. Tributi i gjakut rus për çlirimin e pjesës më të madhe të Europës ishte i pamohueshëm dhe lufta, pavarësisht se në ditët e fundit, nuk kishte mbaruar: sovjetikët do të hynin në Berlin vetëm në prill dhe Japonia nuk ishte dorëzuar akoma. Roosevelt kishte nevojë për mbështetjen ruse. Kështu, liderët e demokracive liberale i ceduan kërkesave të Stalinit për Poloninë dhe Lindjen europiane, duke u kënaqur me impenjimin e tij për të futur në këto vende zgjedhje të lira dh hequr dorë nga synime të tjera ekspansioniste. Natyrisht që kështu nuk ndodhi. Kundërloja për aleatët qe një Gjermani e ndarë në 4 zona influence, siç u kërkua nga kryeministri britanik Winston Churchill, që deshi edhe Francën në ndarjen e territorit armik. Ndrësa presidenti amerikan kërkoi dhe siguroi impenjimin për një ndihmë ushtarake sovjetike në Paqësor, ku amerikanët luftonin akoma kundër Japonisë dhe nulla osta e Bashkimit Sovjetik për lindjen e Kombeve të Bashkuara. Pas një jave diskutimesh dhe traktativash (edhe me takime sekrete bilaterale dhe në seli jozyrtare) u arrit marrëveshje e uruar historike, që pati një fitues të vetëm: Stalinin.
Sulm në befasi. Mirëkuptimi midis fuqive perëndimore dhe liderit sovjetik e kishte filluar nisjen në mesin e vitit 1941, në përputhje me fillimin e Operacionit “Barbarossa” të lançuar nga Hitleri për ta pushtuar Rusinë. Një sulm i papritur: dy vite më parë Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania kishin firmosur në fakt një traktat mossulmimi, i ashtuquajturi Pakti Molotov – Ribbentrop. Por aleanca krejtësisht jo e natyrshme midis komunistëve dhe nazistëve, siç ishte e parashikueshme, nuk zgjati. I bindur për kapacitetin e pakët ushtarak sovjetik, Hitleri vendosi se kishte ardhur momenti që ta sulmonte aleatin. E bëri në qershor, i bindur se do të ishte një “luftë rrufe” që do të përfundonte përpara ardhjes së dimrit të frikshëm rus dhe gjermanët fillimisht qenë mirë, duke arritur në dyert e Moskës, përveçse për t’u ndalur më pas dhe zmbrapsur nga rezistenca kokëfortë sovjetike.
E keqja më e vogël. Lëvizja gjermane ia dorëzoi faktikisht Bashkimin Sovjetik kampit armik. “Sikur Hitleri të pushtonte Ferrin, unë do të lidhja një raport të favorshëm me djallin në Dhomën e Komuneve”, kishte deklaruar Churchill në vitin 1941. Fillonte kështu një prej aleancave më fitimprurëse të historisë, midis Stalinit dhe vendeve perëndimore, e lindur vetëm në funksion antinazist. Faktikisht, kryeministri anglez nuk i besonte shumë Stalinit, por me një dozë të mirë realpolitike u përshtat. Në fund të fundit, Mbretëria e Bashkuara ishte atëbotë e izoluar dhe në pozicion dobësie përballë Boshtit: Franca ishte pushtuar në ’40 dhe Shtetet e Bashkuara patën hyrë në luftë vetëm më 7 dhjetor 1941. Takimi i parë midis dy neoaleatëve ndodhi në korrikun e 1942, kur në Stalingrad kishte filluar para pak kohe beteja e gjatë dhe e përgjakshme që do të kontribuojë në ndryshimin e fateve të luftës. Mosbesim dhe siklete e karakterizuar atë takim të parë. Churchill kishte shkuar në Moskë për të referuar me aleatin rus, por sidomos për ta informuar për faktin se për momentin nuk ishte e mundur të hapej një front i dytë në perëndim, siç kërkohej nga Stalini. Rusët mund të mbështeteshin mbi ndihmat materiale të aleatëve, por duhej të rezistonin. Një front i ri do të hapej në Afrikën Veriore vetëm në nëntor me Operacionin “Torch”, ndërsa për atë në Europë do të duhej të pritej periudha 1943 – 1944.
Lufta patriotike. Qe pikërisht rezistenca e ushtarëve dhe civilëve gjatë rrethimit të ashpër të Stalingraditqë ushqeu mitin e rusëve heronj dhe të domosdoshëm kundër armikut nazist. Megjithëse pakti ishte diktuar nga nevoja strategjike dhe ushtarake, ishte e domosodshme të kihej mbështetja e opinionit publik. E përjavshmja popullore amerikane Life në marsin e 1943, pas përfundimit të betejës, i kushtoi Stalinit, të mbiquajtur me afeksion “Uncle Joe” (dajë Xhoja), dhe luftëtarëve stoikë rusë një numër të tërë ku veç të tjerash shkruhej: “Asnjë komb në histori ka bërë kaq shumë në ngut […]. Ne që e njohim pushtetin e lirisë së fjalës dhe nevojën e saj, mund të jemi të sigurtë se sikur liderët të jenë të sinqertë në veprën e tyre të emancipimit të popullit rus, ata do t’i fusin shpejt”. Emblematike e klimës qe ajo që i ndodhi George Orwell dhe romanit të tij Ferma e kafshëve. Në vitin 1944 shkrimtari anglez, socialist, por kundërshtar ndaj totalitarizmit sovjetik, kishte mbaruar librin e tij që nën alegorinë e fermës fsheh një kritikë të ashpër ndaj stalinizmit, por asnjë botues nuk qe i gatshëm t’ia botojë: nuk ishte oportune të nxirrej në dritë të keqe aleati sovjetik. U botua vetëm më 1945, me luftën e mbaruar.
Perdja e Hekurt. Idili midis fuqive kaq të ndryshme përfundoi me fundin e luftës, kur gjërat ndryshuan rrënjësisht dhe në mënyrë repentine. Në prillin e 1945 vdiq Roosevelt, që në ndryshim nga Churchill kishte me Stalinin një raport vlerësimi më të madh (edhe pse e takoi vetëm dy herë, në Teheran dhe në Jaltë). Lufta në Europë kishte përfunduar në maj dhe në gusht japonezët qenë dorëzuar. Truman, pasuesi i Roosevelt, ishte mbi pozicione shumë më konservator dhe më izolacioniste se paraardhësi. Veç kësaj, ishte tashmë e qartë se Stalini nuk do t’u qëndronte marrëveshjeve, duke pushtuar ushtarakisht territore të ndryshme lindore. Klima ndërkombëtare u nxeh. Gjysma e Europës ishte shkatërruar dhe komunizmi rrezikonte të përhapej në vende më të sprovuara nga lufta. Kështu, i dashuri Uncle Joe u transformua në një kërcënim. Rezultoi menjëherë parësore për Shtetet e Bashkuara që ta rifusnin Europën në sferën e tyre të influencës dhe jo vetëm për interesa ekonomike dhe ushtarake (që megjithatë qenë të rëndësishme), por edhe ideologjike. Shtetet e Bashkuara frikësoheshin se mos në Europë komunizmi përhapej, ndoshta edhe nëpërmjet zgjedhjeve të lira, kjo do të çonte përfundimisht në perëndimin e aleancës tradicionale midis vendeve perëndimore me të cilat ndante vlerat e demokracisë dhe të liberalizmit. Por asgjë nuk mund të shmangte që Kontinenti i Vjetër të ndahej në dy blloqe të kundrvëna politikisht, që nuk komunikonin më njëri me tjetrin. “Një Perde e Hekurt ka rënë mbi frontin e tyre [të sovjetikëve, shënimi im.]. Nuk e dijmë se çfarë po ndodh pas saj”, i shkroi Churchill Truman më 1945. Ishte fillimi i Luftës së Ftohtë, që do ta influencojë politikën botërore në 50 vitet e ardhshme.
Frikë e kuqe. Në Shtetet e Bashkuara frika nga komunistët, “Red Scare” e përhapuri pas shpërthimit të Revolucionit të Tetorit, midis viteve 1917 e 1920, rimori energji në vitet ’50, kur frikërave të një infiltrimi të komunistëve në poste pushteti ju shtuan frikërat e një sulmi nga ana e Bashkimit Sovjetik. Në vend nisi një gjueti në kuptimin e plotë të fjalëve ndaj spiunëve komunistë apo të supozuara të tillë. Politika, shoqëria, sektorë të tërë dhe sidomos industria e kinemasë – e cila kishte një peshë të madhe në kulturën amerikane – i paguan shpenzimet. Hollywood, që midis 1943 e 1944 kishte prodhuar filma propagande për të promovuar aleancën me rusët, tani ishte në shënjestrën e Komisionit për Aktivitetet Antiamerikane. Skenaristë dhe regjisorë të dyshuar se punonin për sovjetikët kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara përfunduan në black list, shumë u procesuan dhe deri i burgosën. Masat e ndodhura në ligjet si Smith Act, që nga 1940 vinte nën akuzë këdo që favorizonte përmbysjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, u morën dhe u zgjeruan në funksion antikomunistë dhe përbënë bazën e një lufte politike dhe ideologjike të gjatë e të dhimbshme.
Pasoja. Prej kohësh historianët debatojnë mbi shkaqet e klimës së vështirë ndërkombëtare që u krijua të nesërmen e konfliktit botëror, duke u nisur pikërisht nga ajo konferencë e Krimesë. Aty u vendosën fatet e kombeve dhe e të gjitha popullsive të Europës për shumë vite në vazhdom: “Perdja e Hekurt” me kujtesë churchilliane nisi të bjerë vetëm në 1989. Sipas disave, aleatët i dhanë shumë Stalinin. Kurse për të tjerët nuk kishin alternativa, duke qenë në gjendje shahu: lufta ishte në zhvillim dhe sovjetikët do të mund ta merrnin kontrollin e të gjithë Gjermanisë, kus Ushtria e Kuqe ende po luftonte. Një gjë është e sigurtë: në Konferencën Jaltës të gjithë nyjet e një alenace të detyruara erdhën në momentin e çarjes dhe realizmi politik paraqiti llogarinë.
(nga Storica)
Përgatiti
ARMIN TIRANA